EKSKLUZIVE/ Triumfi për vendin e parë, zbulohet premio e drejtuesve të Teutës për skuadrën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 6, 2021 | 14:16

EKSKLUZIVE/ Triumfi për vendin e parë, zbulohet premio e drejtuesve të Teutës për skuadrën

Teuta po kalon një nga momentet më të mira këtë sezon, pasi jo vetëm që ka marrë kreun e renditjes në Superiore, por njëkohësisht është në luftë për të fituar sërish Kupën e Shqipërisë, teksa më 14 prill do të luajë kundër Skënderbeut në Durrës një ndeshje me eliminim direkt.

Dejvi Bregu logo

Fitorja e fundit në kampionat kundër Laçit ishte pa dyshim një barometër për forcën që kanë “djemtë e detit”, pikërisht ndaj një prej skuadrave që gjithashtu lufton për titullin kampion këtë sezon. Por, që një klub të funksionojë normalisht dhe të kërkojë suksesin, natyrisht duhet që të gjitha strukturat të jenë në maksimumin e tyre.

Edhe pse futbolli shqiptar po përjeton një krizë të thellë ekonomike në vitet e fundit, fakt është se te Teuta ana financiare ka bërë diferencën. Kjo i ka bërë futbollistët të punojnë të qetë, pasi drejtuesit Edmond Hasanbelliu dhe Ardian Bardhi janë munduar të jenë shumë korrektë për këtë pjesë.

“Panorama Sport” zbulon ekskluzivisht se menjëherë pas fitores kundër Laçit, lojtarët kanë marrë një shpërblim për këtë ecuri të mirë. Burime në klub i treguan gazetës se janë shpërndarë në total 10 mijë euro premio për ekipin dhe stafin.

ZAMIR QYPI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"