EKSKLUZIVE/ Stërvitje, xhiro me biçikletë dhe… filma, Arapi: Ju tregoj “karantinën”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 20, 2020 | 13:07

EKSKLUZIVE/ Stërvitje, xhiro me biçikletë dhe… filma, Arapi: Ju tregoj “karantinën”

Lojtarët e Teutës janë munduar në këtë situatë emergjente të shfrytëzojnë në maksimum atë pak kohë që kanë për të mos lënë pas dore edhe stërvitjen. Bëhet fjalë për ata futbollistë që banojnë në Durrës. Kapiteni Renato Arapi, bashkë me mesfushorët Arbër Çyrbja dhe Fabio Beqja, është parë këto ditë në fushën e stadiumit “Niko Dovana”, por edhe duke bërë xhiro me biçikleta buzë detit. 90435892_224016008714826_8324577055593201664_n

Lojtarët kanë qenë të shoqëruar çdo ditë nga zv.trajneri Bledar Hodo. Vetë kapiteni Arapi foli ekskluzivisht për “Panorama Sport”, duke treguar ditët pa futboll dhe idenë për të mbajtur trupin në formë. Por, a mos ndoshta dalja e shpeshtë nga shtëpia nuk është diçka e këshillueshme dhe lojtarët po veprojnë gabim? Megjithatë, edhe për këtë Arapi ka një përgjigje.

Renato, si po i kaloni këto ditë pa futboll?

Natyrisht si shumica e njerëzve edhe unë pranë familjes. Jam munduar të kalojë sa më shumë kohë me fëmijët e mi, duke improvizuar edhe lojëra me to në kushte shtëpie. Duke qenë në shumicën e kohës i mbyllur, kam qejf të shikojë edhe filma apo emisione televizive, duke mos lënë pas dore leximin e ndonjë libri.

Ju kemi parë ditët e fundit duke bërë xhiro me biçikleta. E kujt ishte kjo ide?

Ideja ishte e shokut tim, por njëkohësisht zv.trajnerit të ekipit, Bledar Hodo. Në fakt, unë me Bledarin gjithmonë dalim me biçikleta edhe kur nuk kemi qenë në gjendje karantine.

arapii

Gjithsesi, keni zhvilluar edhe stërvitje individuale në stadium. Mos ndoshta i keni thyer disi rregullat, pasi mjekët kanë thënë se duhet shumë kujdes…?

Në mënyrë absolute nuk i kemi thyer rregullat, sepse edhe kur kemi dalë me biçikleta, kemi respektuar orarin. Por, edhe kur kemi qenë në stadium për stërvitje individuale, gjithashtu me kohë të reduktuar. Këtë gjë shpresoj që të gjithë shqiptarët ta respektojnë maksimalisht.

ZAMIR QYPI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"