EKSKLUZIVE/ Starova me COVID, flet “Bobi”: E kuptova para se të bëja tamponin dhe nisa…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Tetor 18, 2020 | 23:30


EKSKLUZIVE/ Starova me COVID, flet “Bobi”: E kuptova para se të bëja tamponin dhe nisa…

Sulejman Starova hyn tek trajnerët fitues në Shqipëri. Kohët e fundit iu desh të përballojë një tjetër sfidë delikate, por edhe këtë herë ia ka dalë mbanë. Prej afro 10 ditësh ai është izoluar në shtëpi sepse ka rezultuar pozitiv me COVID 19.

Starova2

Për këtë arsye nuk mundi të shkonte as në dekorimin nga presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, me titullin “Mjeshtër i Madh” tri ditë më parë. Ai u përfaqësua nga vajza e tij e madhe në ceremoninë e organizuar për disa nga ish-futbollistët e Partizanit.

I kontaktuar nga “Panorama Sport”, Starova ka deklaruar se tani është në gjendje të mirë, por për 4 ditë iu desh të përballej me temperaturë të lartë dhe dhimbje muskujsh. “Katër ditë kam pasur temperaturë të lartë dhe dhimbje muskujsh në gjithë trupin. E fillova shpejt kurën, para se të bëja tamponin sepse bëra skaner.

sulejman starova

Aty dolën pikat e bardha që ishin fillimi COVID 19. Pas tri ditësh kurimi, më erdhi përgjigja që isha pozitiv. Menjëherë nisa me “bombardim” ilaçesh: serum-antibiotik hollues gjaku vitamina c+d… Kjo më ndihmoi që ta merrja veten”, tha Starova për gazetën.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com