EKSKLUZIVE/ Spikati në ndeshjen e Ligës së Europës, Neftçi Baku i dërgon ofertë konkrete futbollistit të Kukësit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 9, 2020 | 20:15

EKSKLUZIVE/ Spikati në ndeshjen e Ligës së Europës, Neftçi Baku i dërgon ofertë konkrete futbollistit të Kukësit

Fitorja ndaj Slavias së Sofies nga Kukësi bëri jehonë jo të vogël, pasi skuadra verilindore eliminoi një klub bullgar me shumë traditë. Skautë të shumtë që ndoqën ndeshjen, sidomos ata që përfaqësojnë klube të vendeve lindore, pikasën lojtarë të Kukësit.

Telushi Kukesi

Gazeta zbulon nga burime të sigurta se azerët e Neftçi Baku i kanë dërguar një ofertë konkrete futbollistit vlonjat të Kukësit, Bruno Telushi. Në fakt, ky i fundit firmosi vetëm një muaj më parë për verilindorët.

Mësohet se Neftçi ka pasur edhe më parë kontakte me lojtarin, por ky i fundit duke qenë se te Kukësi mbërriti Skënder Gega, më të cilin ka bashkëpunuar te Partizani, pranoi ofertën e verilindorëve. Burime pranë lojtarit mësojnë se oferta e mbërritur nga azerët ka qenë mjaft e mirë në aspektin financiar, por lojtari nuk ka preferuar të tentojë të prishë kontratën me Kukësin dhe të shkojë në Azerbajxhan.

Telushi

29-vjeçari në fakt është tentuar disa herë prej drejtuesve të Kukësit, por vetëm me ardhjen e Gegës në krye të stafit teknik kalimi i vlonjatit u realizua. Telushi së bashku me Limajn dhe kapitenin Musolli mbajnë peshën e mesfushës së Kukësit. Tashmë duket shumë e vështirë që Telushi të ndërrojë mendje dhe vetëm ndonjë çmenduri e azerëve për të blerë kartonin e mesfushorit mund ta transferojë këtë të fundit te Neftçi.

SKERDILAID SULOZEQI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"