EKSKLUZIVE/ Sokol Cikalleshi ndërron skuadër, zbulohet klubi që bleu kartonin e bomberit kuqezi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 11, 2020 | 15:42

EKSKLUZIVE/ Sokol Cikalleshi ndërron skuadër, zbulohet klubi që bleu kartonin e bomberit kuqezi

Sokol Cikalleshi ndërron skuadër. “Panorama Sport” zbulon ekskluzivisht se sulmuesi i Kombëtares shqiptare është blerë nga klubi i Superligës turke, Koniaspor.

cikalleshi

Cikalleshi ishte nën kontratë me Akhisar në Turqi, por fakti që klubi nuk u ngjit këtë sezon në Superligë, është dorëzuar para ofertave të shumta që ka pasur për sulmuesin.

Koniaspor ka dhënë një shumë të konsiderueshme për kartonin, duke bindur Akhisar dhe vetë sulmuesin. Mësohet se ka qenë vetë trajneri i Koniaspor, Bulent Korkmaz, një legjendë e Gallatasarait si ish-lojtar, ai që ka kërkuar me insistim 30-vjeçarin. Prezantimi pritet në orët në vijim…

JORGIS MEMO-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"