EKSKLUZIVE/ “S’mund t’i paguajmë futbollistët kur futbolli është i pezulluar”, reagon administratori i klubit të Kategorisë së Parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 11, 2020 | 0:27

EKSKLUZIVE/ “S’mund t’i paguajmë futbollistët kur futbolli është i pezulluar”, reagon administratori i klubit të Kategorisë së Parë

Administratori i Burrelit, Bajram Ballabani, deklaron në një prononcim për “Panorama Sport” se në paketën e ndihmës së propozuar nga FSHF-ja do të ishte mirë dhe shumë e drejtë që të përfshiheshin edhe ekipet e së Parës që janë në varësi të bashkive.

Ballabani

“Do të ishte mirë të ishim përfshirë edhe ne në paketën e ndihmës, pasi pavarësisht se jemi nën varësi të bashkive, dihet situata e rëndë ekonomike me të cilën përballemi. Ne i paguajmë në vijim të veprimtarisë futbollistike, por ajo është pezulluar dhe nuk mund t’i paguajmë.

Kemi futbollistë, të cilët nuk kanë asnjë të ardhur tjetër, jo vetëm të huajt, por edhe vendasit. Megjithatë, nëse do të jetë njëlloj për të gjithë, do ta pranojmë edhe neve”, ka thënë Ballabani për “Panorama Sport”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"