EKSKLUZIVE/ Slloveni i Luftëtarit kontratë 3-vjeçare, por me kushte nga presidenca

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 5, 2018 | 22:16

EKSKLUZIVE/ Slloveni i Luftëtarit kontratë 3-vjeçare, por me kushte nga presidenca

Ndodhi ajo pritej. Slloveni Millosh Kostiç është zyrtarisht trajneri i ri i Luftëtarit. Dje 46-vjeçari ka mbërritur në Gjirokastër, i shoqëruar nga ndihmësi i tij, i cili gjithashtu është slloven dhe do të jetë pjesë e stafit teknik të bluzinjve. Prej ditësh Kostiç ishte futur në bisedime me presidentin e Luftëtarit, Grigor Tavo, dhe akordi në parim ishte arritur, por zyrtarizimi u shty derisa gjirokastritët mbyllën kontratën me trajnerin Hasan Lika, i cili udhëhoqi bluzinjtë drejt suksesit historik, atë të pjesë- marrjes në Ligën e Europës.

Milos-Kostic

Gjatë së hënës, Kostiç ka biseduar detajet e fundit të kontratës me Tavon, duke konkretizuar marrëveshjen, e cila pritet të bëhet publike nga klubi vetëm gjatë ditës së sotme. “Panorama Sport” mëson ekskluzivisht nga burime në klub se slloveni ka firmosur një kontratë 3- vjeçare. Mirëpo, në të njëjtën kohë ish-trajneri i Kombëtares U-17 dhe U-19 të Sllovenisë ka pranuar kushtin e vendosur nga Tavo. Marrëveshja ndërpritet në rast se Luftëtari në fund të sezonit të radhës e mbyll më poshtë se vendi i tretë në renditje.

Synimet janë të qarta dhe misioni i trajnerit të ri nis më 12 korrik, kur do të luhet ndeshja e turit të parë të Ligës së Europës. Nesër Kostiç do të zbresë në fushë për të drejtuar stërvitjen e parë të bluzinjve në orën 18:00 në ambientet e stadiumit. Pas bisedimeve me drejtuesit, është përgatitur edhe një listë lojtarësh, që janë të konfirmuar për Ligën e Europës. Skuadrës do t’i shtohen edhe katër afrime: një portier, një qendërmbrojtës dhe dy sulmues krahu. Klubi mban sekret emrat.

LARGIMET – Gazeta kishte paralajmëruar dje se katër lojtarë rrezikonin të dilnin jashtë planeve të stafit të ri teknik. Konfirmimi ka ardhur gjatë së hënës dhe tashmë Orjad Beqiri, Eri Lamçja, Marko Aurelio dhe Kristo Minga, mund të cilë- sohen të larguar nga Luftëtari.

Duket se largimi më i bujshëm ishte ai i kapitenit Beqiri, i cili luajti për tri sezone radhazi në Gjirokastër. Sa u përket titullarëve si Rroca, Shkurtaj etj., në klub konfirmojnë se askush nuk do të ikë, pasi të gjithë janë nën kontratë dhe në planet e trajnerit të ri. Vetëm ndonjë ofertë e parefuzueshme nga klube jashtë Shqipërisë për lojtarë të veçantë mund të detyrojë presidentin Tavo të ndryshojë mendim.

JORGIS MEMO

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"