EKSKLUZIVE/ Skuadra e Kategorisë së Parë bën lëvizjen e papritur, largon trajnerin dhe i beson stolin… Gjonit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 10, 2020 | 0:37

EKSKLUZIVE/ Skuadra e Kategorisë së Parë bën lëvizjen e papritur, largon trajnerin dhe i beson stolin… Gjonit

Vladimir Gjoni do të jetë trajneri i ri i Turbinës. “Panorama Sport” mëson ekskluzivisht se presidenti i skuadrës cërrikase, Gentjan Gjoka, ka vendosur të largojë teknikun Allamani duke i besuar stolin Gjonit.

vladimir-gjoni

Kujtojmë që Allamani, i cili në të kaluarën mbante postin e zv.trajnerit, mori drejtimin e skuadrës së Turbinës, pas largimit të Gentjan Stojkut. Ecuria jo e mirë në javët e fundit, ka detyruar presidentin Gjoka, që të gjejë një trajner me eksperiencë si Gjoni.

allamani

Skuadra cërrikase është duke kaluar një moment të vështirë në kampionat, teksa në 15 javë ka arritur të sigurojë vetëm 12 pikë duke u renditur në vendin e parafundit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"