EKSKLUZIVE / Skënderbeu shet edhe mbrojtësin, pritet vetëm firma

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 17, 2018 | 17:21

EKSKLUZIVE / Skënderbeu shet edhe mbrojtësin, pritet vetëm firma

Fidan Aliti është largimi i radhës nga Skënderbeu. “Panorama Sport mëson nga burime të sigurta në klubin korçar, se mbrojtësi kosovar është një hap larg transferimit te skuadra e sapongjitur në Superligën ruse, Jenisei Krasnojarsk.

ALiti

Vetëm dy ditë më parë u zyrtarizua te i njëjti ekip mesfushori Enis Gavazaj. Sipas të gjitha gjasave, edhe në rastin e Alitit kemi të bëjmë me një huazim me të drejtë blerjeje në fund të sezonit nga klubi rus.

Skenderbeu

Korçarët kanë pretenduar të pëfitojnë rreth 300 mijë euro nga shitja e mbrojtësit të Kombëtares kosovare, që në sezonin e fundit luajti për Skënderbeun. Llazi Saro

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"