EKSKLUZIVE/ Olainka i jep 800 mijë euro Skënderbeut: Kam sakrifikuar shumë, Shqipëria më hapi dyert

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 23, 2018 | 20:48

EKSKLUZIVE/ Olainka i jep 800 mijë euro Skënderbeut: Kam sakrifikuar shumë, Shqipëria më hapi dyert

Skënderbeu pësoi një “shok” të madh fi nanciar prej KAS-it, duke mbetur jashtë Champions League për këtë sezon. Por, atë që nuk ua mundësoi dot UEFA, po e bën më së miri Peter Olainka.

olainja

Mund të themi me plot gojën se për bardhekuqtë, sulmuesi është kthyer në një minierë ari. Shitja e tij nga Gent drejt Slavia e Pragës, po pasuron edhe Korçën. Pas një sezoni mjaft të mirë me ekipin e Zulte Varengam, ku arriti të shënojë 8 gola dhe të japë 7 asiste, Olainka ra në sy të shumë ekipeve që kërkonin shërbimet e tij. Por e vetmja që arriti të plotësonte kërkesat e Gent ishte Slavia, e cila e mori 3.2 milionë euro.

Të paktën, këtë raportojnë mediat e huaja. Megjithatë, burime në klub për “Panorama Sport” tregojnë se kaq është shuma që do të marrin belgët, pasi në total transferimi ka shkuar 4 milionë euro. Që do të thotë, 800 mijë euro do të kalojnë në arkën e Skënderbeut. Sikur të mos mjaftonte shuma prej 1 milion eurosh që morën në janarin e 2016-s, tashmë i njëjti futbollist do të arkëtojë edhe këtë shumë.

olainkaaa

Kujtojmë që klubi ruajti edhe 20% të vlerës së kartonit, ndaj del e fituar nga rishitja e tij. Si pasojë, presin që nga momenti në moment t’u depozitohen plot 800 mijë euro. Në mungesë të përfitimeve nga kompeticionet europiane, po marrin financa të mira nga tratativat e hershme me “xhevahiret” që kanë pasur në ekip. Olainka mbetet shitja më e suksesshme e Skënderbeut në vitet e fundit.

Olainka-470x316

Në intervistën e tij të parë si futbollist i Slavias së Pragës, afrikani ka treguar se nuk e ka pasur të lehtë. Sakrificat e kanë shoqëruar nga Nigeria drejt Shqipërisë. “Ishte shumë e vështirë. Kur isha i vogël, dëshiroja të bëja hapin e madh, ndaj sakrifikova gjithçka. U këshillova me prindërit e mi dhe Shqipëria ishte një nga opsionet e fundit që kishte mbetur për të shkuar në Europë. Por, duke qenë se nuk kisha opsione të tjera veç Shqipërisë, vendosa që të shkoja atje. Mendova se do të ishte një zgjidhje e mirë për mua dhe pastaj bëra lëvizjen”, deklaronte Olainka.

LLAZI SARO

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"