EKSKLUZIVE/ Skënderbeu merr talentin shqiptar në pronësi të Empolit, ka luajtur me Kombëtaret e moshave

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 23, 2020 | 23:15

EKSKLUZIVE/ Skënderbeu merr talentin shqiptar në pronësi të Empolit, ka luajtur me Kombëtaret e moshave

Skënderbeu ka siguruar një sulmues nga Italia për sezonin e ri. Bardhekuqtë kanë mundur të marrin në formë huazimi futbollistin 19-vjeçar në pronësi të Empolit Denis Zefi.
120103294_323018372107940_8541591577657441748_n

Futbollisti shqiptar ka luajtur dhe me ekipet e moshave të kombëtares sonë. Gjatë karrierës, ai është rritur tek Empoli, kurse sezonin e fundit luajti me Livornon në Serinë B, por klubi nuk ia doli të mbijetonte.

Me huazimin e Zefit, trajneri i Skënderbeut Ahmataj shpreson të forcojë repartin e sulmit pas largimit të Blerim Krasniqit dhe Dejvi Bregut.

ZEFI 1
DENIS ZEFI
LLAZI SARO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"