EKSKLUZIVE/ Skënderbeu merr Rahimin, pritet bashkimi i vëllezërve Taipi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 1, 2021 | 8:22

EKSKLUZIVE/ Skënderbeu merr Rahimin, pritet bashkimi i vëllezërve Taipi

Skënderbeu dhe Kukësi u ndeshën të shtunën bashkë, ku përveç fitores 4-0 verilindorët kanë insistuar edhe në marrjen e një lojtari nga korçarët.

Taipi

“Panorama Sport” ka mësuar se Kukësi kërkon të bashkojë dy vëllezërit Taipi, ku Shqiprimi pritet të lërë Korçën dhe t’i
bashkohet Gjelbrimit te Kukësi.

Bisedimet kanë vazhduar deri mbrëmë vonë, që përkonte edhe me afatin e mbylljes së merkatos.

Parimisht palët kanë qenë dakord për këtë lëvizje dhe vetëm disa detaje kishin mbetur deri mbrëmë vonë për t’u finalizuar.

Kështu që, sot do të mësohet më qartë nëse Shqiprim Taipi do të bashkohet me vëllain e tij te Kukësi.

Korçarët i kanë bërë parapritë kësaj lëvizjeje të mundshme, pasi në limitet e merkatos kanë afruar mesfushorin Aleksandros
Ampntel Rahim, i cili vjen nga futbolli grek.

rahim-kastrioti

Rahim nuk është një emër i panjohur për futbollin shqiptar, pasi në verën e 2018-ës iu bashkua Kastriotit ku u përfol për ngjashmërinë në pamje me Salahun e Liverpulit.

Përveç Shqiprim Taipit, Kukësi në orët e fundit të merkatos ka qenë në bisedime
edhe me ish-mesfushorin Bedri Greca, i cili shikohej si rikthim te verilindorët.

Greca nuk luan prej disa kohësh, për shkak të pezullimit nga klubi i Feronikelit për thyerje disipline.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"