EKSKLUZIVE/ Skënderbeu godet në merkato, korçarët marrin një “bomber” në Maltë (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 23, 2022 | 14:37

EKSKLUZIVE/ Skënderbeu godet në merkato, korçarët marrin një “bomber” në Maltë (VIDEO)

Skënderbeu “godet” në merkato.

Abdin Temitope Abdul

Korçarët gjejnë sulmuesin që u mungonte dhe tashmë mund të thuhet me siguri që e kanë kompletuar organikën në këtë repart.

Klubi ka siguruar shërbimet e nigerianit me pasaportë irlandeze, Abdin Temitope Abdul.

27-vjeçari është një qendërsulmues tipik, që ka luajtur për vite me radhë në kategori të ndryshme të kampionatin maltez.

Teksa në sezonin e fundit ka arritur të lerë shenjë, duke shënuar një “mal” me gola dhe duke rënë në sy të kampionatit maltez.

Ai ka mundur të realizojë 23 rrjeta në 29 ndeshje, ndërsa në të shkuarën ka provuar të luajë edhe në elitën e Maltës, duke gjetur rrugën e rrjetës vetëm një herë në 13 takime.

Burime për “Panorama Sport” rrëfejnë se kanë marrë një sulmues të mirëfilltë, që do t’i bëjë vërtetë punë ekipin e Migen Memellit në Kategorinë e Parë.

Ajo që e bën më të rëndësishëm faktin mbetet se ndryshe nga afrikanët e tjerë që janë afruar te Skënderbeu, Temitope vjen si përforcim definitiv.

Sulmuesi pritet që sot të vihet nën urdhrat e stafit teknik, ndërsa nesër do të marrë debutojë në testin kundër Besës.

Abdin Temitope Abdul 1 (1)

GRUPI – Me afrimin e Vecajt dhe atë të Temitope, duket se Skënderbeu është i kompletuar sa i përket repartit të avancuar.

Nga kjo merkato pritet tashmë vetëm rinovimi i kontratës së Randi Dumfurin dhe ndonjë goditje të fundit për të përforcuar repartin difensiv, atje ku sa duket korçarët nuk i kanë pozicionet e dubluara. Në kushte të tilla, duket se i gjithë ekipi është thuajse gati.

E megjithatë, miqësorja e së mërkurës ndaj Besës së Kavajës do të tregojë më qartazi nëse ka ende për të rregulluar diçka në ekip.

LLAZI SARO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"