EKSKLUZIVE/ Skënderbeu godet në merkato, korçarët marrin mesfushorin që ka luajtur te Vasko de Gama (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 1, 2021 | 8:32

EKSKLUZIVE/ Skënderbeu godet në merkato, korçarët marrin mesfushorin që ka luajtur te Vasko de Gama (VIDEO)

Skënderbeu gjen menjëherë një mesfushor shkatërrues pas largimit të Murilo Rosës. “Panorama Sport” zbulon ekskluzivisht nga burime të sigurta në klubin korçar se braziliani 22-vjeçar, Bruno Riter, është goditja e drejtuesve në merkaton e verës.

bruno-ritter-em-acao-contra-o-cruzeiro.jpg.800x0_q95_crop

Lojtari dhe klubi kanë gjetur marrëveshjen dhe shumë shpejt Riter do të jetë nën urdhrat e Memellit. Bëhet fjalë për një mesfushor shkatërrues tipik, që krahas anës defensive, ka një përdorim të mirë të topit. Riter është studiuar mirë nga drejtuesit korçarë dhe veçanërisht presidenti Takaj.

Pasi ka marrë edhe miratimin e trajnerit Memelli, klubi ka bindur brazilianin të firmosë me Skënderbeun. Riter ka luajtur në nivelet më të larta në vendin e tij, pikërisht me klubin gjigant, Vasko de Gama.

Riter

Ai ka debutuar në Serinë A braziliane në vitin 2018, por për shkak të mungesës së hapësirave, është transferuar më pas në Bahrejn. Në kampionatin e këtij vendi ka qenë pjesë e skuadrave Manama Club dhe Al-Muharraq SC.

LLAZI SARO – PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"