EKSKLUZIVE/ Skënder Gega nxori Partizanin kampion, ja ku pritet të fillojë punë 

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 16, 2019 | 22:45

EKSKLUZIVE/ Skënder Gega nxori Partizanin kampion, ja ku pritet të fillojë punë 

Pas afro pesë muajsh pa ekip, trajneri që shpalli kampion Partizanin pritet të nisë një aventurë të re, këtë herë në kontinentin aziatik.

skender gega

Panorama Sport” zbulon ekskluzivisht se prej javësh Skënder Gega po negocion me një klubin Al Ramthas në Jordani dhe në parim ka arritur akordin. Në këtë aventurë Gega pritet të marrë si ndihmës edhe trajnerin që u largua nga Dinamo vetëm dy ditë më parë, Igli Allmuça.

igli allmuca

Kjo nuk është hera e parë që 55-vjeçari drejton një klub në Azi, pasi në sezonin 2015-2016 ka qenë në krye të Al-Jahra, një skuadër nga Kuvajti. Ndërkohë, në muajin qershor Gega u largua në mënyrë misterioze nga “demat” pas fitimit të titullit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"