Ekskluzive/ Skaut nga Holanda, Abazaj nën vëzhgim ndaj Norvegjisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 17, 2018 | 22:51

Ekskluzive/ Skaut nga Holanda, Abazaj nën vëzhgim ndaj Norvegjisë

Ado Den Hag insistoi për ta blerë në janar nga Luftëtari, por presidenti i klubit gjirokastrit arriti marrëveshjen me Skënderbeun për Kristal Abazajn. Talenti me origjinë nga Tropoja është nën kontratë me klubin korçar, por një Zot e di sesi mund të shkojnë gjërat në verën e këtij viti.

Abazaj

Me Skënderbeun që pret të mësojë dënimin e UEFA-s, duket një mrekulli që korçarët të marrin pjesë në Europë. Megjithatë, për momentin asgjë nuk është e sigurt, por fakti që Abazaj u grumbullua me Kombëtaren, ia rrit edhe më shumë vlerën lojtarit.

“Panorama Sport” zbulon se më 26 mars në “Elbasan Arena” do të jenë të pranishëm skaut të klubit të madh holandez, Fejnord, që ka nisur të interesohet për 21-vjeçarin. Gjithsesi, mbetet për t’u parë nëse Abazaj do të aktivizohet në miqësoren ndaj Norvegjisë nga trajneri Panuçi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"