EKSKLUZIVE/ Skarcime te Teuta, zbulohen dy lojtarët e larguar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 27, 2019 | 21:02

EKSKLUZIVE/ Skarcime te Teuta, zbulohen dy lojtarët e larguar

Vetëm një gol në pesë muaj nuk mund të mjaftonte. Nga sot sulmuesi malazez, Darko Nikaç, nuk është më pjesë e Teutës. Ai shënoi vetëm një herë në fitoren ndaj Luftëtarit 3-1 në javën e tretë, e më pas pavarësisht faktit se luajti gjithnjë titullar, sërish zhgënjeu me paraqitjen.

nikac teuta

“Panorama Sport” zbulon ekskluzivisht nga burime pranë klubit, se sot palët kanë prishur marrëveshjen me konsensus. Por, nuk është vetëm Nikaç i larguari nga Durrësi pas përfundimit të pjesës së parë të sezonit.

Gashi

Gazeta zbulon se vetëm pak orë më parë klubi ka ndërprerë kontratën edhe me mesfushorin 21-vjeçar nga Kosova, Rron Gashi, për të cilin ishte sezoni i dytë me fanellën e Teutës. Këtë kampionat mesfushori shkatërrues nuk ka qenë një titullar fiks.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"