EKSKLUZIVE/ Skarcime te Teuta, klubi largon sulmuesin që nuk shënoi asnjë gol

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 14, 2020 | 12:49

EKSKLUZIVE/ Skarcime te Teuta, klubi largon sulmuesin që nuk shënoi asnjë gol

Vijon largimet tek Teuta, pikërisht në repartin e sulmit aty ku skuadra durrsake ka zhgënjyer më shumë në këto 17 javë të para. Nga “djemtë e detit” është larguar ditën e sotme sulmuesi afrikan Basit Khalid i ardhur në verën e kaluar nga Prishtina.

khalid obanor

Ky i fundit nuk ka bindur aspak në Durrës teksa në 9 takime në të cilat është aktivizuar në këtë sezon nuk ka shënuar asnjë gol. Khalid është dhe klubi kanë mbyllur marveshjen gjatë orëve të pardites së sotme dhe ai ka mbyllur bashkëpunimin me Teutën.

shkembi khalid

Ndoshta Khalid mund të rikthehet te Prishtina, skuadër tek e cila bëri paraqitje të mira. Pavarsisht gjithçkaje e sigurt është që te Teuta do të ketë lëvizje në sulm në merkaton e dimrit pasi si Khalid edhe malazezi Nikac i larguar më parë nuk kanë bindur aspak me formën që kanë treguar.

ZAMIR QYPI -PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"