FOTO EKSKLUZIVE/ Sherri në ndeshjen e të rinjve, ja si degjeneroi situata në Kamzë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 19, 2020 | 23:48

FOTO EKSKLUZIVE/ Sherri në ndeshjen e të rinjve, ja si degjeneroi situata në Kamzë

Skandal në futbollin e moshave, rikthehen skenat e dhunës brenda fushës. Në ndeshjen e djeshme, luajtur në kompleksin e Kamzës, mes Partizanit dhe Orikut, ka plasur grushti mes lojtarëve. Një ngjarje e turpshme që nuk e justifikon asgjë, për më tepër që luheshin minutat e fundit dhe të kuqtë udhëhiqnin me rezultatin e thellë 9-2. 

sherri te te rinjte logo

 

Lojtarët u përleshën me njëri-tjetrin dhe ndeshja u kthye në arenë boksi. Arbitri me shtatë kartonë të kuq dhe oficerët e sigurisë u munduan të vendosnin rregull, por grushtet mes lojtarëve ishin të pashmangshme.

sherri te te rinjte 2 logo

 

SHERRI 

Gjatë një ndërhyrjeje të Dalipajt ndaj Çarçanit në minutën e 88-të, fillimisht ka pasur një debat mes lojtarëve, por brenda pak sekondash çdo gjë degjeneroi. Lojtari i Orikut iu vërsul atij të Partizanit me grushte dhe shqelma.

SKEDA

Por, i menjëhershëm ka qenë reagimi i futbollistëve të tjerë, duke u përfshirë gati të gjithë lojtarët e Orikumit ndaj atyre të Partizanit. Gjysmëfusha e Orikumit, me gati 22 lojtarë të pranishëm aty, është kthyer në një arenë boksi.

sherri te te rinjte 6 logo

 

Ndërhyrja e forcave të sigurisë qetësoi situatën pas pak minutash. Nga goditjet në kokë të portierit vlonjat, Trakaj, u desh edhe ndërhyrja e mjekëve për të normalizuar gjendjen e të riut. Pas incidentit, gjyqtari kryesor, Besmir Lesaj, ka nxjerrë me karton të kuq katër lojtarë të Partizanit (Klei Çarçani, Elvis Çela, Sem Bici dhe Klenti Osmani) dhe tre të Orikumit (Elvis Dalipaj, portieri Benardo Trakaj dhe Ali Jazaj). Pas qetësimit të situatës, kryesori ka vijuar me dy minutat e mbetura, që ishin më tepër formale. Më pas ka vërshëllyer përfundimin e takimit, që duhet t’i bëjë me turp të dyja skuadrat.

sherri te te rinjte 5 logo sherri te te rinjte 3 logo

sherri te te rinjte 11 logo sherri te te rinjte 9 (1) sherri te te rinjte 8 logo sherri te te rinjte 7 logo

sherri te te rinjte 10 logo

12 (1) logo

11 logo

ABDULLA DUSHKU

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"