EKSKLUZIVE/ Skandal në Vlorë, ekipi bën stërvitje në fushën e Flamurtarit dhe policia ndërhyn urgjentisht duke…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 12, 2020 | 0:27

EKSKLUZIVE/ Skandal në Vlorë, ekipi bën stërvitje në fushën e Flamurtarit dhe policia ndërhyn urgjentisht duke…

Skandal në kohën e koronavirusit në Vlorë, lojtarët e ekipit të Kategorisë së Tretë, Labëria, zaptojnë fushën ku stërvitet Flamurtari në Pyllin e Sodës. E ndërsa aktivitetet sportive dhe grumbullimet masive janë ndërprerë për shkak të situatës kritike, ekipi i futbollit “Labëria” që militon në Kategorinë e Tretë nuk ka ngurruar që të stërvitet normalisht a thua sikur në vend çdo gjë është kthyer në normalitet.

93375486_517795195570808_15633290115416064_n (1)

“Panorama Sport” zbulon ekskluzivisht se ka qenë policia e Vlorës që ka konstatuar gjithçka dhe ka kontaktuar menjëherë drejtuesit e Flamurtarit. “Keni ndonjë aktivitet sportiv sot? Nuk lejohet, besoj e dini. Këtu te fusha në Pyllin e Sodës po luhet futboll”. Ky ishte komunikimi telefonik që një zyrtar i lartë i policisë së Vlorës, realizoi me të evidentuar situatën me një nga drejtuesit e klubit.

Ky i fundit është habitur dhe i ka thënë drejtuesit të policisë se Flamurtari është i shpërndarë dhe klubi po respekton rregullat dhe urdhrat e dhëna nga autoritetet shtetërore. Gazeta ka arritur të sigurojë foto nga stërvitja e ekipit të Kategorisë së Tretë pasditen e sotme. Forcat e policisë kanë ndërhyrë për të shpërndarë lojtarët. Pas këtij lajmi, “Panorama Sport” kontaktoi me drejtues të Flamurtarit. Ata janë shfaqur tejet të habitur me çfarë ndodhi.

92941294_1975544879245761_8190074932038729728_n (1)

Momenti kur sot pasdite stërviteshin në Pyllin e Sodës

“Na kontaktoi policia dhe na pyeti nëse kishim ndonjë aktivitet sot. I thamë jo. Ajo që ka ndodhur është skandaloze për situatën që ndodhemi dhe ku rreziku i infektimit me Covid-19 është i lartë. Dera e fushës ka qenë e mbyllur. Ata kanë hyrë nga gardhi duke e dëmtuar atë. Për këtë që ka ndodhur do të bëjmë menjëherë denoncim në polici”, i tha gazetës një nga zyrtarët e lartë të klubit.

ERMAL SIKA-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"