EKSKLUZIVE/ Situatë e pashpresë në Vlorë, sulmuesi largohet nga Flamurtari

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 8, 2020 | 0:29

EKSKLUZIVE/ Situatë e pashpresë në Vlorë, sulmuesi largohet nga Flamurtari

Firojnë brazilianët e Flamurtarit. Largohet Uelder Kosta. 25- vjeçari shikohej si një premtim i madh për sulmin e kuqezinjëve, por tashmë nuk do të jetë më në Vlorë. Kosta luajti në dy ndeshje me fanellën e Flamurtarit, një me Vllazninë për Kupën e Shqipërisë dhe me Luftëtarin. Por në takimin e kampionatit, braziliani Kosta u dëmtua në në Gjirokastër dhe që atëherë nuk u pa më.costa

Edhe pse qëndroi për pak ditë në Vlorë pas dëmtimit, nuk u duk më në stërvitje. Por gjithçka justifikohej nga stafi teknik me faktin se Uelder Kosta ishte i dëmtuar dhe në fazë rikuperimi. Megjithatë, rrjedha e ngjarjeve ka ndryshuar. Burime konfidenciale pranë drejtuesve të Flamurtarit kanë bërë me dije për “Panorama Sport” se Kosta është larguar dhe se nuk ka asnjë shpresë që të rikthehet. Me kalimin e ditëve, braziliani nuk është parë më në Vlorë, ndërsa tashmë ka udhëtuar drejt vendlindjes së tij.

Duke parë situatën e pashpresë në Vlorë, Kosta duket se nuk ka duruar më, por ka ikur fare edhe pse u federua nga klubi dhe ishte një aletrantivë shumë e mirë ofensivën. Me largimin e Kostës te Flamurtari kanë mbetur tashmë tre brazilianë. Lukas Ramos de Oliveira, Odaildo Souza de Oliveira dhe Karlos Henrike Ramos. Ndërkaq, në seancat e fundit stërvitore nuk është parë as Bruno Lipi. Mungesa e Lipit në stërvitje është e justifikueshme, për shkak se ai nuk u federua.

Edhe pse disa javë më parë kishte një fije shprese për federimin e tij, tashmë mund të themi se nuk ka më. Në këto kushte, Lipi nuk po i bashkohet më ekipit dhe gjasat janë që edhe ai të largohet. Gjithsesi, mbetet për t’u parë.flamurtari

MUNGESAT

Flamurtari nuk do të jetë i plotë në ndeshjen me Teutën, që do të luhet të dielën në Durrës. Trajneri Marselo Troisi nuk do të ketë në dispozicion disa lojtarë kryesorë. Një mungesë që prish punë në këtë situatë ku gjendet ekipi dhe me mungesë alternativash në sulm, është Andi Ribaj. Ky i fundit ka plotësuar numrin e kartonëve në ndeshjen me Tiranën dhe nuk do të jetë i gatshëm në ndeshjen me Teutën.

Edhe për këtë ndeshje, do të mungojë sërish Henrike Karlos Ramos. Braziliani ende nuk ka hequr fijet e qepjes mbi vetull pas dëmtimit në Ballsh. Lojtari e ka të fashuar pjesën e dëmtuar, ndërsa ka nxirrje dhe enjtje në pjesën e syrit. Në pikëpyetje është edhe Kreshnik Nebihu, që u dëmtua në ndeshjen me Tiranën. Megjithatë, për kosovarin do të shikohet situata më shumë gjatë ditës së sotme.flamurtari -kukësi

Dy mungesa të sigurta për ndeshjen me Teutën që luhet nesër në Durrës janë edhe Denis Pjeshka dhe Xhavahir Sukaj. Dy shkodranët ende nuk janë rikuperuar nga dëmtimi. Tashmë është rikuperuar Jorgos Sarris. Greku do të jetë i gatshëm, por vetëm për të marrë disa minuta, për shkak se ka arritur ende formën. Sarris do të jetë i grumulluar për takimin e ditës së nesërme në Durrës.

ERMAL SIKA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"