EKSKLUZIVE/ Shpërtheu në lot pas ndeshjes, Sherri: Ndjesi e veçantë të luash në Shkodër, gabova ndaj Vllaznisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 6, 2021 | 23:53

EKSKLUZIVE/ Shpërtheu në lot pas ndeshjes, Sherri: Ndjesi e veçantë të luash në Shkodër, gabova ndaj Vllaznisë

Madhështia nuk qëndron në faktin se një lojtar të mos gabojë asnjëherë në fushën e lojës. Kjo është praktikisht e pamundur. Mirëpo, gjesti për t’u vlerësuar është kurajë për të pranuar gabimin dhe për të kërkuar falje.

52C7859A-2079-4638-A37D-8E49A737D39D

Alen Sherri, pas ndeshjes, për “Panorama Sport”, ka komentuar paraqitjen e tij, ka pranuar gabimet që ka bërë dhe ka shpjeguar emocionet përgjatë ndeshjes kundër qytetit të tij, por edhe lotët në fund të 90 minutave. “Edhe në ndeshjen e parë të zhvilluar në Laç kisha një ndjesi të veçantë kur luajta kundër Vllaznisë. Është një ndjesi e papërshkrueshme të luash në qytetin tënd dhe në fushën ku ke zhvilluar ndeshje pa fund për shumë vite.

Për më tepër, të dalësh nga kjo fushë me këtë rezultat. Ishin lot gëzimi në fundin e takimit pasi arritëm që të fitonim ndaj një ekipi si Vllaznia që është në vendin e parë”, tregoi fillimisht mes emocionesh Sherri.

Portieri bëri disa gabime, si pak herë me kurbinasit. Në fjalën e tij, portieri i kurbinasve komenton edhe rrjedhën që i jep kampionatit kjo ndeshje. “Ekipi fitoi dhe gara po bëhet tani edhe më e bukur. Sot nuk ishte ndeshja ime më e mirë. Kam gabuar dhe për të qenë realist ishte një ndeshje jo e mirë imja. Por, që dua të falënderoj shokët e mi të ekipit që arritën të shënonin dhe ta fitonin këtë takim.

Unë mendoj se Laçi është i vetmi ekip që mundet t’i dalë përballë Vllaznisë si me lojë dhe me fitoret e arritura. Ndërsa Vllazninë e shikoj si ekipin më të vështirë për t’u mundur. Laçi të jep mundës- inë të shpresosh për të qenë pretendent për titull”, ka deklaruar Sherri.

ADMIR URUÇI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"