EKSKLUZIVE/ Shoqërimi i Romeros në polici, ja prapaskenat me futbollistin e Partizanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 10, 2020 | 0:17

EKSKLUZIVE/ Shoqërimi i Romeros në polici, ja prapaskenat me futbollistin e Partizanit

Një situatë e pakëndshme u regjistrua ditën e sotme, teksa mesfushori i Partizanit, Romero, përfundoi në Komisariatin Nr.2 pas një debati me tone të ashpra mes tij dhe të dashurës.

auto_111-1-21568445933

24-vjeçari venezuelian, u shoqërua nga policia, ndërkohë që e dashura e tij, nuk ka pranuar të bëjë një kallzim në lidhje me këtë ngjarje, pasi bëhet fjalë vetëm për një përplasje verbale dhe jo dhunë fizike.

aristoteles romero

I ndodhur në kushte të vështira psikologjike, për shkak të karantinës dhe raportit aspak pozitiv që futbollisti ka pasur kohet e fundit me klubin e Partizanit si dhe vështirësive financiare të hasura ditët e fundit, venezueliani nuk është përmbajtur, duke ulëritur dhe duke dëbatuar me tone të ashpra me të dashurën e tij. Romero është shpallur “non” grata nga drejtuesit e kuq, prej disa muajsh, teksa që është degdisur te skuadra B, për shkak edhe të sjelljes kontraverse.

romero

“Panorama Sport” mëson se mesfushori pritet të lirohet në orët në vazhdim, ndërsa e dashura e tij, do të jetë me urdhër mbrojtje për afro 10 ditë. Më pas ajo do të largohet nga Tirana drejt Italisë. Kujtojmë që Romero dhe e dashura jetojnë në të njëjtin apartament. Edhe pse në dukje i vështirë për t’u respektuar urdhri i mbrojtjes, mesfushori duhet të bëjë kujdes, pasi në rast shkelje të urdhrit të mbrojtes, rrezikon të përfundojë në burg.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"