EKSKLUZIVE/ Shkrirja e Luftëtarit, zbulohet plani i bashkisë për skuadrën e re. Do të ndryshojë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 26, 2020 | 23:46

EKSKLUZIVE/ Shkrirja e Luftëtarit, zbulohet plani i bashkisë për skuadrën e re. Do të ndryshojë…

Luftëtari i sezonit të ri mbetet thjesht një dëshirë. Më shumë se 23 lojtarë të larguar dhe pa staf teknik do të thotë se pjesëmarrja në Kategorinë e Parë është e pamundur dhe në Gjirokastër po punohet për planin “B”, pra për një ekip të ri. Luftëtari, me të gjitha gjasat, i kushtëzuar nga “mali” me borxhe, pritet të shkojë drejt një shoqërie jofitimprurëse (OJF).

Luftetari-Kelcyra

Mesazhi është dhënë dje nga kryebashkiaku i Gjirokastrës, Flamur Golemi, i cili ka zhvilluar një takim me ish-lojtarë të Luftëtarit. Të pranishëm në takimin e djeshëm ishin figura si “Mjeshtri i Merituar i Sportit” Sefedin Braho, Mustafa Hysi, Bashkim Shameti, Kristaq Ciko, Fatmir Gaba, Dritan Kristidhi, por edhe ish-trajneri Nertian Novi dhe Nelton Musta, ishdrejtor i akademisë së Luftëtarit.

Kryebashkiaku Flamur Golemi u ka treguar të pranishmëve me dokumente gjithë borxhet e krijuara së fundi, që nga sot do të bëhen transparente nga një studio ligjore. “Të gjendur në këto kushte, na duhet ta nisim gjithçka nga e para. Të jemi krah akademisë, të mos nxitohemi dhe të jemi sa më të matur në ringritjen e Luftëtarit”, theksoi kreu i Bashkisë së Gjirokastrës, që ka 25% të aksioneve.

Ai ka lënë të nënkuptohet se ekipi do ta nisë nga niveli amator sezonin e ri. Sipas Golemit, ka ardhur koha e kurimit të plagës së majisur. Mustafa Hysi, një nga emrat e njohur të stolit bluzi në të shkuarën, do të marrë detyrën e ngjitjes së Luftëtarit, ai është projektuar si drejtori i OJF-së.

TOMOR SHEHU-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"