EKSKLUZIVE/ Shkëlqeu sezonin e kaluar, sulmuesi pjesë e Vllaznisë për Kupat e Europës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 17, 2021 | 23:32

EKSKLUZIVE/ Shkëlqeu sezonin e kaluar, sulmuesi pjesë e Vllaznisë për Kupat e Europës

Skuadra shkodrane nuk po arrin të marrë formë, pasi shumë nga titullarët e sezonit të shkuar e shikojnë veten larg Shkodrës. Me ekipin dje është bashkuar sulmuesi Harris Dilaver, nga ku ka kontratë që të jetë pjesë për Kupat e Europës. “Panorama Sport” zbulon se sulmuesi Haris Dilaver do të ketë mundësinë që të përballet me ekipin e vendlindjes së tij, boshnjakët e Shiroki Brijeg, në Ligën e Konferencës.

Deliu Dilaver

MUNGESAT- Trajneri Brdariç e ka nisur punën me mungesa të shumta. Me skuadrën pritet që të bashkohen edhe Da Silva e Jonuzi. Që të dy kanë marrë leje dhe vijojnë edhe për pak ditë pushimet, ndërsa mesfushori Marku quhet i larguar duke mos marrë pjesë as në Europë. Duket se me ekipin i kanë mbyllur “hesapet” mbrojtësit Dejan Shehi e Nertil Hoxhaj, mesfushorët Imeri, Elom, si dhe sulmuesit Avdiaj e Cise.

AFRIMET- Vllaznia ka bërë vetëm dy afrime deri tani. Janë afruar shkodrani Shimaj dhe po ashtu edhe mbrojtësi malazez, Bulatoviç. Ndërsa me skuadrën vijojnë të përgatiten edhe dyshja e ardhur për provë, braziliani De Olivera dhe sulmuesi Çema. Thuhet se stafi teknik dhe drejtuesit janë në kërkim si dhe po bisedojnë me disa lojtarë të tjerë. Ndër më të përmendurit është edhe mbrojtësi i majtë i Partizanit, shkodrani Esin Hakaj, me të cilin vijojnë bisedimet. Vllaznia po pret edhe një brazilian tjetër për provë për mesfushën, si dhe po punohet për të afruar edhe një sulmues cilësor.

ADMIR URUÇI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"