EKSKLUZIVE/ Shitje në paketë, Skënderbeu akord për dy lojtarë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 10, 2018 | 19:03

EKSKLUZIVE/ Shitje në paketë, Skënderbeu akord për dy lojtarë

Skënderbeu është në dilemë të madhe për të ardhmen, pasi një pjesë e mirë e titullarëve të sezonit të kaluar nuk janë të vendosur për të vijuar sërish aventurën në Korçë. Sikur të mos mjaftonte kjo, edhe transferimet në merkato po bëjnë punën e vetë për dobësimin e ekipit.

Skenderbeu3-470x313

Dukshëm tek Skënderbeu kërkojnë të sigurojnë financa për të ardhmen dhe kjo vjen vetëm përmes shitjes së xhevahirëve të ekipit. “Panorama Sport” zbulon ekskluzivisht se në parim klubi korçar ka arritur marrëveshjen me rusët e Akhmat Groznit për shitjen e dy lojtarëve: Fidan Aliti dhe Enis Gavazaj. Mirëpo, në lojë është edhe klubi i madh kroat, Hajduk Split, që kërkon shërbimet e të dy lojtarëve. Korçarët duan të përfitojnë të paktën 1 milionë euro në total. Orët në vijim do të jenë vendimtare.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"