EKSKLUZIVE/ Shitja e Vllaznisë, në dorë të 4 femrave. Zbulohen emrat që vlerësojnë ofertat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 23, 2021 | 23:58

EKSKLUZIVE/ Shitja e Vllaznisë, në dorë të 4 femrave. Zbulohen emrat që vlerësojnë ofertat

Katër femra kanë në dorë të ardhmen e Vllaznisë. Shitja me ankand e 100% të aksioneve të klubit Vllaznia për vlerën fillestare prej 507 milionë lekësh të vjetër ishte një vendim unanim që u mor në fund të vitit 2020 nga Këshilli Bashkiak i Shkodrës, duke gëzuar pa masë opinionin futbolldashës në qytetin verior.

Vllaznia festa e golit

Vetëm 4 ditë më parë, kryebashkiakja Voltana Ademi, e cila është titullare e autoritetit shitës, përmes një shkrese zyrtare që ka siguruar “Panorama Sport”, ka urdhëruar të kryhet procedura e ankandit publik me objekt shitjen e 100% të aksioneve të Vllaznisë. Në vendimin që mban datën 19 janar 2021, ndër të tjera citohet:

“Lloji i procedurës së ankandit është ‘procedurë e hapur’. Arsyet e përdorimit të procedurës së mësipërme të ankandit janë: Procedura e hapur mund të përdoret në të gjitha kontratat publike dhe është e preferuar në ankandin publik. Nxit pjesëmarrjen dhe konkurrencën e ofertës.

BB0EA9C6-B604-49C5-8276-DAE4580C5B09

Njësia e ankandit do të përbëhet nga Terezina Hila kryetare, si dhe Vinifreda Gazulli e Manjola Fushaxhija anëtare. Njësia e ankandit është përgjegjëse për hartimin e dokumenteve të ankandit, shqyrtimin, vlerësimin dhe krahasimin e ofertave, si dhe për kryerjen e të gjitha veprimeve në përputhje me legjislacionin në fuqi. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë”.

Pra, krahas kryetares së njësisë së ankandit, dy anëtareve dhe kryebashkiakes Ademi, 4 femra kanë në dorë ankandin e Vllaznisë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"