EKSKLUZIVE/ Sherri para finales së Kupës, Egbo bën për “ujë të ftohtë” dy futbollistët bardheblu (E PLOTË)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 2, 2020 | 14:43

EKSKLUZIVE/ Sherri para finales së Kupës, Egbo bën për “ujë të ftohtë” dy futbollistët bardheblu (E PLOTË)

Një sherr pa lidhje prish qetësinë e Tiranës. 48 orë nga sfida me Teutën në finalen e Kupës së Shqipërisë, Uinful Kobina dhe Mario Morina kapen në stërvitje, madje duke shkuar më shumë se një zënkë me fjalë. “Panorama Sport” zbulon se incidenti ka ndodhur në fund të stërvitjes.Tirana festa e golit ne derbi

Një shpullë dhe një shkelm bënë që situata të shkojë tej normales në një skuadër që nuk ka asgjë, ku të gjithë janë shpallur kampionë dhe po luftohet për Kupën e Shqipërisë. Në fakt, ngjarja ka ndodhur në pjesën e tretë të stërvitjes. Pas një faulli mes loje, Morina ka bërë shaka me kolegun.

Duket se kjo nuk është pëlqyer nga Kobina, i cili e ka marrë si provokim dhe e ka goditur me shkelm. Sulmuesi i është kthyer me shpullë, por më pas situata ka precipituar dhe kanë qenë shokët e skuadrës që kanë ndarë dyshen, shumë të irrituar. Pas këtij sherri, Egbo ka mbyllur stërvitjen dhe ka thirrur të gjithë në dhomat e zhveshjeve, edhe pse Kobina është larguar i pari nga fusha e lojës, pasuar nga Ngoja.

kobina

Ka qenë një situatë e pakëndshme, që ka habitur të gjithë, pasi si Kobina dhe Morina kanë shkuar mirë me njëri-tjetrin, por me sa u kuptua, më shumë se një sherr ishte gjaknxehtësi e momentit dhe një keqkuptim. Sigurisht, pas urdhrit të Egbosë, stërvitja u prish dhe të gjithë u larguan.
Egbo Tirana
EGBO MBLEDH EKIPIN
Menjëherë pasi janë futur në dhomat e zhveshjes lojtarët janë përballur me qortimin e trajnerit Emanuel Egbo, i cili ka bërë për ujë të ftohtë të dy lojtarët. Madje, Egbo ka kërkuar që dy futbollistët të sqaroheshin vetë me njëri-tjetrin, sepse jo vetëm që e kishin kaluar limitin, por kishin prishur edhe stërvitjen.
mario morina
SQARIMI
Në fund, pasi ishin larguar disa lojtarë, Morina dhe Kobina mbetën në fushën e lojës dhe pasi ishin veshur, janë sqaruar njëri me tjetrin. Dyshja pas pesë minutave diskutim ka vënë pikat mbi “i”, ndërkohë i kanë dhënë dorën edhe njëri-tjetrit. Pas telefonatash, tensioni dhe një gjullurdie, mbyllet një ditë bardheblu, ndryshe nga ajo e së mërkurës…

OLSI AVDIAJ – PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"