EKSKLUZIVE/ Sherr pas derbit për një flamur, Albano Aleksi: Ja pse e vendosa në mesin e fushës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 3, 2022 | 14:09

EKSKLUZIVE/ Sherr pas derbit për një flamur, Albano Aleksi: Ja pse e vendosa në mesin e fushës

Albano Aleksi ishte një nga më të mirët në fushën e lojës. Në mbrojtje, në sulm, i kudondodhur. Në një intervistë për “Panorama Sport”, lojtari flet për derbin, flamurin dhe titullin që nëse nuk e fiton Tirana do të ishte katastrofë.

ALBANO ALEKSI

Fituat derbin me dhjetë vetë dhe në fund të lojës ngulët edhe flamurin në mesin e fushë?

Besoj se ky ekip e meritonte derbin. Me dhjetë vetë ky ekip tregoi që ka karakter. Futbollistët shfaqën personalitet dhe besim të plotë që para ndeshjes dhe në fushë. Që përpara kishim besim se do ta fitonim takimin. Flamuri është simbol që qyteti është bardheblu, prandaj vendosa ta çoj në mesin e fushës.

Kjo skuadër me shumë ndryshime, e bërë pothuajse nga e para, mund ta mbrojë titullin?

Patjetër që po. Unë kam besim që do ta fitojmë titullin. Nëse nuk e fitojmë titullin do të jetë një katastrofë e madhe. Shpresoj që të vazhdojmë me këtë ritëm. Kemi një ekip të jashtëzakonshëm dhe përpos mungesës së Filipit e disa lojtarëve të tjerë, besoj se do të jemi edhe më të fortë. Shpresoj se do ta mbrojmë titullin.

Tani dukeni sikur keni vite te Tirana. Një lider i vërtetë në mbrojtje, në mesfushë. Kudo…

Për mua lider është i gjithë ekipi. Rëndësi ka që të bëj maksimumin. Të fitojë ekipi dhe pak rëndësi ka kush shënon golat. Unë luaj ku më vendos trajneri dhe kam besim e dua ta bëj sa më mirë atë rol.

PANORAMASPORT.AL

LEXO EDHE:

VIDEO/ Sherr pas derbit, Albano Aleksi dhe Valentino Murataj zihen për një… flamur

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"