EKSKLUZIVE/ Realizoi dopietë ndaj Uellsit, talenti shqiptar i Çelsit: Gati të luaj me ekipin e parë londinez

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 10, 2019 | 11:30

EKSKLUZIVE/ Realizoi dopietë ndaj Uellsit, talenti shqiptar i Çelsit: Gati të luaj me ekipin e parë londinez

Armando Broja është një 18- vjeçar i formuar si lojtar në akademinë e Çelsit. Dje sulmuesi spikati me Kombëtaren U-21, duke shënuar dy gola ndaj Uellsit.

Broja2

Broja ishte hera e parë që grumbullohej me Shpresat, pasi më parë ka qenë me U19. Pas ndeshjes i riu që është pjesë e bluve të Londrës foli i emocionuar për “Panorama Sport”.

Ai sqaroi se është nën kontratë me Çelsin edhe për një vit. “Punoj shumë dhe kërkoj që të shfrytëzoj të gjitha shanset që më jepen.

Armando Broja

Jam shumë i kënaqur që këta dy gola vlejtën që ekipi ynë të dilte fitimtar. Po kaloj një formë të mirë, edhe sepse kam nisur stërvitjen me ekipin e parë të Çelsit dhe po pres me shumë durim dhe kënaqësi që të luaj një ndeshje me fanellën e këtij klubi.

Broja Kombetarja U21

Jam nën kontratë me Çelsin deri më 30 qershor të vitit 2020. Deri më tani jam aktivizuar me skuadrën e të rinjve të Çelsit U-18 dhe U-23. Fakti që po stërvitem me ekipin e parë më ka ndihmuar shumë për formën fizike dhe performancën time”, deklaroi Broja. Mosha e tij është tri vite më e vogël për të luajtur me U-21, por dje në fushë nuk u pa kjo diferencë.

Broja Shqiperia

“21-vjeçarët janë më të fortë, më të përgatitur, më të gjatë dhe luajnë lirshëm. Mund të them se në ekipin tonë Sherif Kallaku është lojtari që e bën një diferencë, pasi driblon mirë, ka përdorim të topit dhe është i përpiktë në pasime”, u shpreh talenti shqiptar i Çelsit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"