EKSKLUZIVE/ Shehi-Bushi, projektohet rokadë mes trajnerëve. Zbardhet plani i Kukësit dhe FSHF-së pas mbylljes së sezonit (E PLOTË)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 5, 2020 | 22:51

EKSKLUZIVE/ Shehi-Bushi, projektohet rokadë mes trajnerëve. Zbardhet plani i Kukësit dhe FSHF-së pas mbylljes së sezonit (E PLOTË)

FSHF dhe Kukësi pro jektojnë një rokadë të bujshme. “Panorama Sport” zbulon nga burime të sigurta se Orges Shehi pritet të ulet në stolin e Shqipërisë U21, ndërsa Alban Bushi do të marrë drejtimin e Kukësit. Natyrisht marrëveshja nuk mund të quhet fakt i kryer, por diçka e tillë pritet të marrë formë të prerë pas përfundimit të këtij sezoni.

bushi shehi

Gazeta mëson nga burime konfidenciale në institucionin e futbollit shqiptar dhe gjithashtu pranë klubit verilindor, se kjo rokadë përflitet prej kohësh. Madje emri i Shehit për t’u ulur në pankinën U-21 është diskutuar nga drejtuesit e FSHF-së edhe në vitin e kaluar, pikërisht kur trajneri durrsak u largua nga Skënderbeu. Megjithatë, rikonfirmimi i Bushit te Shpresat nga FSHF, e më pas kalimi i Shehit te Kukësi, sikur e zbehën këtë lëvizje.

Mirëpo, ditët e fundit ka pasur zhvillime. Madje trajneri aktual i U21, Alban Bushi, nuk ka lënë së fundmi ndeshje të verilindorëve pa ndjekur, si në “Elbasan Arena”, ashtu edhe kur Kukësi ka luajtur në transfertë. Dy ditë më parë është parë në tribunën qendrore në sfidën e turit gjysmëfinal të Kupës mes Kukësit dhe Teutës, që përfundoi në barazim pa gola.
shehi
SITUATA – Shehi mori drejtimin e Kukësit pas largimit të Shpëtim Duros pas një barazimi në kampionat ndaj Teutës. Aktualisht verilindorët janë në vendin e dytë dhe 9 pikë më pak se Tirana kryesuese. Me titullin kampion që duket si mision i pamundur, Kukësi është në lojë për të fituar Kupën, por më parë duhet të kalojë në gjysmëfinale durrsakët.
alban bushi
Ndërkohë, sa i përket Alban Bushit, nuk drejton një ndeshje zyrtare të U-21 prej 8 muajsh, që kur kuqezinjtë humbën 0-3 nga Anglia në Shkodër. Ndërprerja prej pandemisë ka bllokuar të gjitha ndeshjet e Kombëtareve, ndërsa javën e ardhshme Bushi dhe trajnerët e tjerë që drejtojnë ekipet kuqezi, do të nisin një zbor treditor në kryeqytet me futbollistët më të spikatur nga skuadrat e Kategorisë Superiore

JORGIS MEMO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"