EKSKLUZIVE / Shehi bind liderin e mbrojtjes korçare, pritet firma

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 13, 2018 | 13:40

EKSKLUZIVE / Shehi bind liderin e mbrojtjes korçare, pritet firma

Trajneri i Skënderbeut Orges Shehi bind një nga senatorët e skuadrës për të qëndruar.

vangjeli

“Panorama Sport” mëson nga burime të sigurta në klub se mbrojtësi Kristi Vangjeli sapo është nisur nga Selaniku drejt Korçës për të kryer bisedimet e fundit në lidhjen me kontratën. Në parim, palët kanë arritur akordin edhe për një vit, por tashmë mbetet firma në kontratë. Nuk përjashtohet mundësia që Vangjeli të dalë në stërvitje me ekipin që ditën e sotme.

Llazi Saro

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"