EKSKLUZIVE/ “Shefat” e Mariborit, në një hotel me gjyqtarët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 12, 2018 | 13:28

EKSKLUZIVE/ “Shefat” e Mariborit, në një hotel me gjyqtarët

Në prag të ndeshjes së sotme mes Par tizanit dhe Mariborit, e para e turit të dytë të Ligës së Europës, zbulohet një fakt i çuditshëm. Zyrtarët e sfidës së sotme që janë gjyqtarët, delegati dhe vështruesi, kanë kaluar natën në hotel “Tirana Internacional”.

CL Quali, NK Maribor - Hapoel Be er Scheva 22.08.2017, Ljudski Vrt, Maribor, SLO, UEFA CL, NK Maribor vs Hapoel Beer Scheva, Play-off, Rueckspiel, im Bild Team NK Maribor // during the UEFA Championsleague Play-off 2nd Leg Match between NK Maribor and Hapoel Beer Scheva at the Ljudski Vrt in Maribor, Slovenia on 2017/08/22. Maribor PUBLICATIONxNOTxINxAUT EP_stida CL Qualif NK Maribor Hapoel Be he Scheva 22 08 2017 Ljudski VRT Maribor SLO UEFA CL NK Maribor vs Hapoel Beer Scheva Play Off Rueckspiel in Picture team NK Maribor during The UEFA Champions League Play Off 2nd Leg Match between NK Maribor and Hapoel Beer Scheva AT The Ljudski VRT in Maribor Slovenia ON 2017 08 22 Maribor PUBLICATIONxNOTxINxAUT EP_stida

Deri këtu, gjithçka është normale. Por, burime të sigurta të gazetës bëjnë të ditur se në të njëjtin hotel kanë qëndruar dje edhe delegacioni i klubit të Mariborit ku përfshihen drejtues sllovenë. Ndërsa, skuadra dhe stafi teknik i sllovenëve ishin të akomoduar në ish-hotel “Sheraton”. Një fakt disi i çuditshëm që le vend për hamendësime. Në kohët e sotme nuk ndodh që zyrtarët e një ndeshjeje të akomodohen në të njëjtin hotel me drejtuesit e një klubi.

Sigurisht, gjithçka është në kuadër të hamendësimeve, por një fakt i tillë nuk tingëllon mirë përpara ndeshjes. Duket një gafë e UEFA-s, e cila duhet ta shmangte këtë përplasje. Duke parë që në Tiranë ka disa mundësi zgjedhje për sa u përket hoteleve me pesë yje, gjithçka mund të ishte shmangur për të mos lenë vend për diskutime. Gjyqtarët e ndeshjes së sotme janë nga Franca me kryesor Zherom Brisard dhe ndihmës të tij, Mehdi Rahmouni e Filip Zheane. Gjyqtar i 4-t do të jetë Johan Hamel.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"