EKSKLUZIVE/ Sekretet e stadiumit të ri, FSHF në luftë me kohën. Ja çfarë duhet në 5 ditë

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Nëntor 12, 2019 | 23:30

Kombetarja Kombetarja A LAJMI KRYESOR Të fundit

EKSKLUZIVE/ Sekretet e stadiumit të ri, FSHF në luftë me kohën. Ja çfarë duhet në 5 ditë

Ajo që mungonte, ka ndodhur dje gjatë pasdites. UEFA ka certifikuar zyrtarisht edhe në faqen e saj zyrtare në axhendën e ndeshjes ShqipëriFrancë stadiumin e ri kombëtar si vend zhvillimi të sfidës së fundit në grupin tonë kualifikues. 

Arena Kombetare

Panorama Sport” ka mësuar edhe detyrat e fundit që janë lënë, teksa për rreth 48 orë, gjithçka duhet të jetë gati në stadium. Thënë ndryshe, ka një “ultimatum” për dorën e fundit të punëtorëve, përpara se në impiant të vijnë “Gjelat”.

DETYRAT 

Pas ndeshjes kolauduese mes skuadrave të femrave të Vllaznisë dhe Apolonisë, nga UEFA është lënë një set me detyrat e fundit finalizuese që e bëjnë impiantin gati për të pritur në Tiranë “Gjelat” e Francës. Mes të tjerash, detyrat kanë të bëjnë me orientimet e tifozëve, kontrollin dhe menaxhimin e tyre në hyrje apo edhe shkallët e stadiumit si dhe gjithçka që ka të bëjë me ndriçimin përreth impiantit.

arena kombetare

Së pari, një ndër detyrat kryesore të mbetura është legjenda e stadiumit. Sinjalistika dhe njoftimet për hyrje-daljet e tifozëve, duke saktësuar katet apo hyrjet për në tribunat përkatëse. Sinjalistika jashtë dhe brenda, edhe me gjërat e ndaluara, të shpjeguara edhe në anglisht, duhet të përfundojnë deri të mërkurën.

Së dyti, është lënë detyrë përfundimi i ndriçimit të jashtëm në impiant, në të gjithë rrethimin dhe në vendhyrjet e tifozëve.

PUNIMET 

Në javën e fundit, largimi i makinerive, i papastërtive dhe gjithçkaje që është nevojitur gjatë punimeve është një nga detyrat kryesore për të nxjerrë në pah edhe bukurinë dhe pastërtinë e impiantit që është ndërtuar i ri.

arena kombetare

Së treti, të largohet çdo makineri, skelë apo mjet pune i deritanishëm nga kompania ndërtuese. Gjithçka duhet e pastër deri ditën e premte, pasi të shtunën Franca bën stërvitjen zyrtare.

EMERGJENCA 

Planet e emergjencës janë një ndër gjërat më të rëndësishme në organizimin e një ndeshjeje. Për këtë, plani i emergjencës, që nga dyert apo te dhoma e kontrollit, duhet të jetë gjithçka gati.

Arena Kombetare

Së katërti, duhet që dyert e evakuimit, të cilat janë të pranishme në stadium, të kenë të gjithë sinjalistikën e nevojshme dhe të jenë të hapura e jo me çelës. Jo vetëm kaq, por edhe plani i evakuimit të jetë i gatshëm në dhomën e kontrollit. Jo vetëm kaq, por është lënë detyrë zhvillimi i një plani të posaçëm për çfarëdolloj emergjence hipotetike që mund të ndodhë, zjarr, emergjenca, bomba etj.

MEDIAT DHE MJEKËT

Tribuna qendrore ka ende të pafinalizuara baret si dhe vendosjen e prizave në tryezën e gazetarëve. Detyra që pritet të finalizohen në 48 orët e ardhshme.

Së pesti, kompletimi me priza i tribunës së medias. Së gjashti, në dhomën e mjekëve të ketë të vendosur defibrilator dhe çdo pajisje tjetër të nevojshme për urgjenca mjekësore.

3

KONTROLLET 

Së shtati, një pikë e rëndësishme e detyrave për organizimin e ndeshjes duhet të jetë siguria dhe kontrollet. Është lënë detyrë e posaçme që të ketë shtim të numrit sekjuriti, detyrë që të ketë kontroll për meshkuj dhe femra në pikat hyrëse të tifozëve si dhe që të ketë kontroll të detajuar edhe të bejxheve apo edhe ftesave në tribunën qendrore.

KOMITETI EKZEKUTIV 

Anëtari i KE-së pranë FSHF-së, Arben Dervishaj, saktëson për “Panorama Sport” edhe çështjen e fushës. “Do të bëjmë një trajtim intensiv deri ditën e ndeshjes. Do të ketë edhe ndriçim special, sidomos në pjesët fundore të fushës, vende në të cilat nuk ka rënë shumë dielli, në mënyrë që fusha të jetë në gjendje sa më të mirë në ditën e ndeshjes”, ka deklaruar Dervishaj për gazetën.

OLSI TUJANI




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com