EKSKLUZIVE/ Seferi drejt Ukrainës, klubi i njohur i bën ofertë zyrtare Tiranës. Zbulohen prapaskenat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 15, 2022 | 21:40


EKSKLUZIVE/ Seferi drejt Ukrainës, klubi i njohur i bën ofertë zyrtare Tiranës. Zbulohen prapaskenat

Vorskla Poltava i ka vënë në tavolinë Tiranës një ofertë zyrtare për Taulant Seferin.

SEFERI

“Panorama Sport” mëson se bardheblutë duhet të vendosin nëse do të shesin yllin e tyre të skuadrës apo do të shohin diçka tjetër.

Prej ditësh bomberi 25-vjeçar është kthyer në stërvitje me bardheblutë.

Orët e fundit mësohet se një klub ukrainas, Vorskla Poltava, ka bërë një ofertë që mendohet se është prej 500 mijë eurosh për kartonin e tij, por edhe një rrogë të majme.

Autori i 19 golave sezonin që shkoi është duke medituar për ofertën ashtu si dhe drejtuesit e klubit.

Kreu i klubit kampion pretendon të paktën 700 mijë euro për golashënuesin e sezonit të shkuar (së bashku me Guindon).

Ukrainasit gjithsesi nuk janë tërhequr dhe po vazhdojnë të negociojnë duke shpresuar në një ulje të çmimit për kartonin e 25-vjeçarit, i cili është nën kontratë me Tiranën edhe për dy vite.

E sigurt është që Seferi nuk llogaritet si pjesë e Tiranës.

OLSI AVDIAJ – PANORAMASPORT.AL