EKSKLUZIVE/ Sa vuajnë lojtarët në shtëpi? Mbrojtësi i Teutës tregon ditët pa futboll

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 21, 2020 | 15:02

EKSKLUZIVE/ Sa vuajnë lojtarët në shtëpi? Mbrojtësi i Teutës tregon ditët pa futboll

 

Shqipëria ndodhet në një moment kritik pas përhapjes së koronavirusit. Megjithatë, futbollistët mundohen me mënyrën e tyre për të shfrytëzuar ndonjë ambjent të vogël në shtëpi për të mbajtur trupin në formë. Mbrojtësi i Teutës, Rustem Hoxha, tregon në një intervistë për “Panorama Sport” se sa vuan një futbollist në kushte të tilla.

Hoxha

Rustem, si është jeta e një futbollisti të izoluar në shtëpi?

Jeta e një sportisti është në stërvtije. Megjithatë, mundohemi me këto kushte që kemi të lexojmë ndonjë libër, të luajmë ndonjë lojë “play-station”, por dhe kalojmë me shumë kohë me familjen.

Pezullimi i kampionatit sa do të ndikoj te futbollistët?

Së pari ne duhet të zbatojmë ato urdhra dhe këshilla që na janë dhënë, pra të qëndrojmë në shtëpi dhe të jemi të përgjegjshëm që të kalojmë edhe këtë betejë që kemi. Më pas, të mendojmë për sportin dhe gjërat e tjera të jetës.

A keni mundësi që në kushte shtëpie të bëni sadopak stërvitje?

E vërteta është që po mundohemi të stërvitemi me këto kushte që kemi në shtëpi. Për fat të mirë unë kam një shtëpi në kat të parë dhe mundohem të stërvitem sa më mirë për ato që duhet të bëj një futbollist në kushte të tilla.

Rustem Hoxha - Ilion Lika Teuta

A mendoni që ndërpreja e kampionatit ka qenë në favor të Teutës për të marr disi veten pas atij hapi fals ndaj Flamurtarit apo kur të rinisë do të ketë një calendar të ngjeshur dhe kjo përbën problem?

Është e vërtet që shtyrja e kampionatit krijon logjikisht një kalendar të ngjeshur, por për momentin kemi një situatë tjetër, shumë të vështirë përpara dhe që duhet të jemi të gjithë bashkë. Unë mendoj se  ndërpreja e kampionatit ka qenë në dsifavor për të gjitha skuadrat. Të gjitha ishin në ritmin e kampionatit. Një shkëptuje kaq e gjatë do të thotë që duhet të bësh edhe një minifazë që të gjesh sërish ritmin. Gjithsesi, shpresoj që ta kalojm këtë situatë sa më shpejt dhe t’i rikthehemi jetës normale.

ZAMIR QYPI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"