EKSKLUZIVE/ Rregulli i ri i FSHF-së, klubi i madh shqiptar drejt shpërbërjes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 19, 2019 | 15:46

EKSKLUZIVE/ Rregulli i ri i FSHF-së, klubi i madh shqiptar drejt shpërbërjes

Tomori drejt shpërbërjes. Pasi u rrëzuan vjen nga Kategoria e Parë, në atë të Dytë, të tjera lajme të këqija vijnë për klubin me traditë beratas.

Tomori2

Panorama Sport” mëson ekskluzivisht, se trajneri Marjol Miho, si dhe 8 lojtarë të tjerë të Tomorit, janë me valixhe në duar, gati për t’u larguar nga skuadra. Shkak është bërë rregulli i ri që me shumë gjasa pritet të miratohet nga FSHF.

Siç e kishte paralajmëruar “Panorama Sport” ditën e sotme, Federata pritet të fusë një rregull, që në ekipet e Kategorisë së Dytë, do lejohen vetëm 4 lojtarë jashtë qarkut. Kështu, tek Tomori do duhej të gjendeshin lojtarë nga qytetet e Beratit, Çorovodës, Poliçanit dhe Kuçovës, që përbëjnë Qarkun e Beratit. Nga këta 4 lojtarë, 1 ose dy mund të jenë portierë, sepse ekipi ka pasur nevojë për portierë, kështu që vendet bosh për afrimet nga jashtë qarkut do të ishin praktikisht 2, që do të thotë se përforcimet e llogaritura më parë mund të bien poshtë.

Rregulli i mëparshëm për këtë çështje linte hapësirë, pasi çdo ekip mund të huazonte 2-3 lojtarë, ndërkohë që një mënyrë tjetër për t’i shpëtuar limitit ishte pasaportizimi. Tashmë këto dy mundësi nuk do të jenë më, gjithmonë sipas asaj që përflitet se do të vendosë KE-ja.

Tomori ka aktualisht 8 lojtarë që nuk janë pjesë e Qarkut të Beratit, gjë që nuk do lejohej me rregullin e ri të FSHF, dhe në këtë mënyrë bie poshtë i gjithë projekti.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"