Ekskluzive/ Rrëfehet tifozja seksi që pushtoi rrjetet sociale (FOTO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 28, 2016 | 12:00

Ekskluzive/ Rrëfehet tifozja seksi që pushtoi rrjetet sociale (FOTO)

Bukuria dhe sensualiteti i tifozeve femra është një karakteristikë që e zbukuron akoma më shumë sfi dën në fushën e blertë dhe dekorin e ultrasve në shkallët e stadiumeve.

rike-roci-enflamme-le-web-depuis-le-debut-de-l-euro-2016_94865_w460

 

Një element që nuk u ka shpëtuar as fotografëve të UEFA-s në Europianin e Francës. Këtë herë, gjithë vëmendjen e mori shqiptarja Rike Roçi, së bashku me shoqen e saj brune. Bukuroshja nga Durrësi “pushtoi” rrjetet sociale dhe mediat e ndryshme gjigante të Europës dhe botës me fotot e saj, ndërkohë që është vlerësuar si një ndër tifozet më seksi të këtij Europiani.

Në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport”, ish-banorja e “Big Brother” rrëfen gjithçka për këtë sukses mediatik, si dhe fakte të tjera interesante rreth dashurisë së saj për futbollin.

13557748_1111204942279120_7485270199275086782_n

Rike, fotot e tua si tifoze kuqezi kanë pushtuar mediat botërore dhe mbarë rrjetet sociale. Si ndihesh pas këtij suksesi?

Në të vërtetë e kam pritur mjaft mirë. Ndihem e gëzuar që shumë media kanë shkruar për mua dhe që Shqipëria ka vajza të bukura. E vetmja gjë që nuk më ka pëlqyer ka qenë në lidhje me komentet negative të disa shqiptarëve në rrjetet sociale. Kur mbështetëset e kombëtareve apo ekipeve të tjera shfaqen në stadiume me veshje të ndryshme, apo dhe të pikturuara, duartrokiten dhe vlerësohen.

13510969_1111205302279084_4134752204346109161_n

Edhe vetë shqiptarët i komentojnë pozitivisht ato tifoze femra për bukurinë dhe sensualitetin e tyre. Ndërkohë, kur del një vajzë shqiptare, ndodh e kundërta. Përse? Besoj se dhe unë kam qenë njësoj si shumë tifoze të tjera, e thjeshtë, duke e mbështetur realisht me zemër Kombëtaren tonë. Bukuria është një pjesë që na e ka dhuruar Zoti, ka mënyra të tjera për t’u dukur, nuk është në stadium. Unë realisht e dua futbollin, e ndjek dhe ndihem një tifoze kuqezi.

Na trego pak për emocionet në stadium gjatë ndeshjes?

Ne kemi një tifozëri të jashtëzakonshme, realisht të mrekullueshme që krijon një atmosferë fantastike në çdo stadium. Në Francë ishte një emocion i veçantë, teksa shikoje gjithë ata shqiptarë të bashkuar që përkrahnin skuadrën tonë të zemrës. Emocionet ishin të përziera, pasi ndiheshim në ankth deri në fund të ndeshjes për djemtë tanë…

albanese-voetballers-ken-ik-niet-maar-rike-roci-en-irid-oxa-ken-ik-wc3a9l

U mërzite që Shqipëria nuk u kualifikua?

Sigurisht, të gjithë e dëshironim shumë atë kualifi kim dhe mendoj se e meritonin dhe një ndeshje tjetër të paktën… Gjithsesi, ndihemi krenarë për aq sa djemtë tanë dhanë. Kanë bërë tri ndeshje të shkëlqyera, por fati s’na dha më shumë.

Cili lojtar ka bërë paraqitje më të mirë në Europian?

Të gjithë pa përjashtim. Ndonëse, mund të veçoj Hysajn dhe Sadikun. Mendoj se kanë bërë diçka më tepër.

Ndonjë të preferuar te kuqezinjtë?

Jo, nuk kam ndonjë.

Po në kampionatet e tjera?

Unë jam tifoze e Brazilit dhe pëlqej më së shumti Nejmarin. Sa u përket klubeve më pëlqen Milani, ndoshta edhe për faktin se jam rritur afër Milanos dhe kam ndjekur shumë ndeshje në “San Siro”.

13512021_1111203215612626_5227346754188700415_n

Kush mendon se e fiton Europianin?

Italia ose Gjermania. Deri tani kanë bërë paraqitje më të mira se skuadrat e tjera.

Ke pasur marrëdhënie më parë me ndonjë futbollist?

Nuk dua ta komentoj këtë pjesë.

Të rikthehemi te suksesi yt mediatik. Besoj se ke marrë mesazhe pa fund në profilet e tua në rrjetet sociale, komplimente, ngacmime….

Po shumë, realisht shumë. Akoma nuk i kam lexuar të gjitha.

Ndonjë mesazh nga ndonjë futbollist?

Jo, asnjë.

E sigurt?

Sinqerisht. Mbase kanë “frikë” (qesh).

Mediat italiane kanë shkruar diçka rreth teje dhe Hysajt?

Është budallallëk komplet. Unë as nuk e njoh personalisht Hysajn. Janë thashetheme koti.

Të ndalemi te përditshmëria jote. Me çfarë merreni?

Kam një aktivitet timin dhe punoj si fotomodele për fotografë dhe “brand”-e të ndryshme.

13495036_1111203258945955_1339827400642967566_n

EVA MARKU

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"