EKSKLUZIVE/ Risia në Kategorinë e Parë, ja sa do të përfitojnë klubet nëse aktivizojnë… të rinjtë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 5, 2022 | 21:21

EKSKLUZIVE/ Risia në Kategorinë e Parë, ja sa do të përfitojnë klubet nëse aktivizojnë… të rinjtë

Kategoria e Parë do të vijë me një risi sezonin e ri. Në kuadër të politikave të futbollit për nxitjen e aktivizimit të lojtarëve të rinj dhe promovimit të tyre në ekipet profesioniste, Komisioni për Reformimin e Rregulloreve të FSHF-së propozoi krijimin e një sistemi incentivimi financiar për klubet e Kategorisë së Parë për lojtarët e grupmoshës 16-21 vjeç.

kategoria-e-pare-1

 

Ky propozim u miratua unanimisht dhe besohet që do të ketë një impakt të rëndësishëm në mbështetjen dhe promovimin e lojtarëve të rinj. Po çfarë është më konkretisht ky vendim që është marrë. FSHF-ja ka llogaritur që të paguajë një minimum prej 270 minutash dhe një maksimum prej 470 për lojtarët e moshës 16 deri 21 vjeç që aktivizohen në Kategorinë e Parë. Kjo llogaritje do të bëhet vetëm për këtë moshë. Burime të “Panorama Sport” mësojnë se pagesa do te jetë e llogaritur 2 mijë lekë të vjetër për një minutë dhe kjo t’u kalojë klubeve.

Kështu që klubet mund të përfitojnë minimumi 540 mijë lekë deri në 940 mijë lekë të vjetër për ndeshje, për lojtarët e aktivizuar të moshës 16-21. Minimumi që mund të përfitojnë klubet është kur aktivizojnë gjatë një ndeshjeje disa lojtarë të rinj, të cilët në total plotësojnë 270 minuta. Një shtysë kjo për klubet, të cilët të besojnë te të rinjtë duke i mbështetur e promovuar dhe njëkohësisht përfitojnë edhe disa të ardhura në arkat e tyre.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"