EKSKLUZIVE/ “Rikthehem pas 37 vitesh në Vlorë”, ish-mesfushori i Barcelonës: Stadiumi ka gjurmë nga e kaluara

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 27, 2023 | 20:49

EKSKLUZIVE/ “Rikthehem pas 37 vitesh në Vlorë”, ish-mesfushori i Barcelonës: Stadiumi ka gjurmë nga e kaluara

Esteban Vigo rikthehet në Vlorë pas 37 vitesh. Ishte viti 1986 kur vinte si lojtar i Barcelonës në Shqipëri, për të luajtur kundër Flamurtarin në Kupën UEFA.

img_notijrJmVR3KCJ

Ish-mesfushori kthehet në stadiumin ku shënoi gol në atë barazim 1-1, por këtë herë si i ftuar special. Në një intervistë të dhënë enkas për “Panorama Sport”, 68-vjeçari shprehet i lumtur për ftesën e Vasil Rucit, ndërsa u rikthehet edhe atyre momenteve emocionuese që përjetoi përballë Flamurtarit të lavdishëm.

Riktheheni pas 37 vitesh në Vlorë dhe në stadiumin Flamurtari…

Në vitin 1986 isha këtu me Barcelonën. Po shkon te 37 vite. Unë falënderoj mikun tim Vasil Ruci për ftesën dhe këtë privilegj që më rikthen në kujtime të bukura dhe plot me emocion. Jam këtu me Julio Alberto Moreron. Ftesa na gëzoi pamasë. Ishte një surprizë e bukur.

Çfarë ka ndryshuar nga ajo kohë?

Kanë ndryshuar shumë gjëra. Vlora është bërë një qytet shumë i bukur. Ka ndryshuar së tepërmi. Edhe stadiumi ka ndryshuar, me sa shoh është restauruar, por gjithsesi ka gjurmë të së kaluarës që më ngjallim kujtime.

A kujtoni diçka nga atmosfera e asaj ndeshjeje?

Kujtoj që atmosfera këtu ka qenë super. Vlora ishte në festë. Na bënë një pritje madhështore. U ndjemë shumë mirë nga të gjithë. Një respekt i jashtëzakonshëm. Stadiumi ishte plot. Një atmosferë elektrizuese, e paharrueshme. E kam në kujtesë.

Po në fushë si ju duk Flamurtari?

Ishte një skuadër dinjitoze. E menduam të lehtë përballë Flamurtarit, por në fushë ishin vërtet një uragan. Shumë cilësi, një skuadër harmonike. Dua që t’i quaj si yje, ishin vërtet yje.

Do të donit të vinit në Vlorë për pushime?

Vlora është bërë një qytet europian. Mësova që këtu do të ndërtohet edhe një stadium me kapacitete të mëdha. Më bëhet shumë qejfi që futbolli juaj po zhvillohet. Këtu kam miq, ndaj dëshiroj te rikthehem edhe si turist.

ERMAL SIKA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"