EKSKLUZIVE/ Revolucioni i kuq, Partizani i ri do të jetë “3D”. Ja afrimet e piketuara nga Skënderbeu (E PLOTË)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 15, 2020 | 0:18

EKSKLUZIVE/ Revolucioni i kuq, Partizani i ri do të jetë “3D”. Ja afrimet e piketuara nga Skënderbeu (E PLOTË)

Me largimin e Adolfo Sormanit Partizani ka vulosur dështimin sezonal, i cili nga mënyra se si ka rrjedhur, është spektakolar. Nga kampioni në fuqi, të kuqtë me shumë gjasa do ta mbyllin kampionatin edhe pa pjesëmarrje në Europë, por në futbollin shqiptar ekzistojnë edhe mrekullitë. Tri javët e mbetura janë një angari për të mbyllur një sezon të stërzgjatur dhe plot vuajtje, por edhe për të përveshur mëngët për revolucionin që do të përfshijë skuadrën. Revolucioni i kuq do të nisë nga stoli drejtues ku me shumë mundësi në pankinë do të ulet një ekspert i Kategorisë Superiore, Ilir Daja.

DAJA

Burime të ndryshme pranë “demave” prej kohësh e kanë konfirmuar për “Panorama Sport” se mes palëve ka një akord në parim, por gjërat pritet të bëhen zyrtare pas përfundimit të sezonit aktual, që deri diku janë të kushtëzuar edhe nga gjyqi që Skënderbeu ka hapur në Gjykatën Federale të Zvicrës. Thuhet kështu, pasi nëse korçarëve u hiqet dënimi, gjasat janë që Daja të mos ndryshojë ambient. Gjithsesi, Partizani i ri është projektuar në “3D”, ku nuk behet fjalë vetëm për kuptimin direkt “3 Dimensional”.

ILIR DAJA- “D”-ja e parë e Partizanit të ri është Daja, trajneri aktual i Skënderbeut, që me gjasa pritet të mbërrijë së bashku me një Ilir tjetër, trajnerin e portierëve Bozhiqi. Trajneri Daja dihet që ka kushtet e tija për të nisur një projekt të ri, çka i bie që drejtuesit e kuq t’ia kenë realizuar. 53-vjeçari ka vërtetuar se dëshiron që të punojë si trajner në mënyrë të pavarur dhe pa ndërhyrje.daja (1)

Nëse puna nis me Dajën trajner, i bie që të shikojmë një Partizan me stil të ri loje, duke mos qenë pragmatist sipas traditës, ku rëndësi ka edhe një rezultat minimal. Me Dajën Partizani mund të jetë dominues në lojë dhe më atraktiv dhe i logjikshëm. Daja ka treguar se beson te pikat e referimit të skuadrës, ku te Partizani si i tillë mund të konsiderohet kapiteni Hoxha që nuk ka rinovuar akoma.

asion daja skenderbeu

DITA DHE DAJA- Partizani i sezonit të ri pritet që t’i ketë të gjitha shkronjat, por në kuadrin e “3D”-së nga Skënderbeu, gjasat janë që përveç trajnerit të kuq mund të vishen edhe dy mesfushorë, Bruno Dita dhe Asion Daja. Ky i fundit ka luajtur edhe më herët dhe gëzon respektin e gjithë familjes së kuqe.

mala dita

Ndërsa për Bruno Ditën duhet të luftosh, pasi për kapitenin e skuadrës korçare janë në lojë edhe Tirana me Shkëndijën e Tetovës, por në këtë rast mund të ndikojë “D”-ja e parë, trajneri Ilir Daja. Përveç këtyre emrave, në listën e të lakuarve janë lojtarë të tjerë, të cilët trajneri Daja i njeh dhe që i ka stërvitur në të shkuarën, apo aktualisht te Skënderbeu.

ILIR CARA – PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"