EKSKLUZIVE/ Replika për titullin e vitit 1989, Kola: Partizani ishte më i privilegjuari, Perlat Musta e pësoi prej… Benfikës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 18, 2020 | 23:20

EKSKLUZIVE/ Replika për titullin e vitit 1989, Kola: Partizani ishte më i privilegjuari, Perlat Musta e pësoi prej… Benfikës

Agustin Kola nuk është dakord me Perlat Mustën për sa i përket sezonit të vitit 1989, kur Tirana u shpall kampione. I jep një përgjigje të stilit të tij të drejtpërdrejtë ish-portierit të shquar të Partizanit dhe Kombëtares. “Perlat, nxirr emrat nëse të kanë bërë padrejtësi.

musta kola

Nuk shkon kështu… Jo po ma bëri të keqen miku, jo po kushëriri… E lexova atë çfarë kishte thënë Perlati dhe nuk mendoj se ka të drejtë”, thotë legjenda e bardhebluve për “Panorama Sport”. I pyetur nëse Tirana e meritoi apo jo titullin, Kola është sërish i prerë: “Nuk na kanë falur kurrë asgjë….”.

Kola, si është e vërteta e titullit të vitit 1989?

Aman more tani, do fillojmë të diskutojmë çdo gjë që kemi fituar? Po si mund të thuash që Tirana është favorizuar? Po ç’janë këto tani. E di që do të më përmendni intervistën e Perlatit, por unë mendoj se ai nuk po thotë të vërtetën.

Pse nuk thotë të vërtetën?

Sepse e vërteta është që Perlati dhe disa të tjerë nuk kaluan testet. Por nëse i kanë dënuar siç pretendon, atëherë ka më shumë shanse që motivi të ketë qenë për shkak të incidenteve që patën ndodhur më parë në ndeshjen kundër Benfikës në Kupën e Kampioneve. Ai sistem ishte dhe ashtu vepronte. Por kjo nuk ka lidhje as me normat dhe as me ndonjë preferencë të atij sistemi.

Pse u shpikën normat në fazën e tretë të kampionatit, kur ju i bënit dy herë në vit?

Po nuk u shpikën normat pra. Edhe kjo është e gabuar të thuhet. Çdo vit ne bënim norma dy herë. Ashtu funksiononte futbolli. Atë vit u bënë tri herë sepse u ndryshua edhe formula e kampionatit. Më parë luhej sezoni me dy faza dhe bëheshin normat dy herë, atë vit u bë me tri faza dhe u bënë normat tri herë. Kaq.

agustin-kola-te-konica

Musta thotë se u bë enkas për të dëmtuar Partizanin?

Normat u bënë për të gjithë. Edhe ne të Tiranës bëmë, edhe ata të Vllaznisë. Nëse Perlati mendon se i kanë bërë padrejtësi, unë them se kjo ka ndodhur për shkak të incidenteve në ndeshjen e Partizanit me Benfikën në Kupën e Kampioneve. Por ama edhe Perlati duhet të ketë guximin edhe të thotë emrat. Nuk është normale të thuash tani: “Jo po ma bëri të keqen miku, jo po kushëriri…”.

Nxirr emrat o vlla, edhe thuaj kush ta ka bërë borxh! Unë për vete edhe vëlla ta kem dikë që mendoj se është i keq, do ta them: ky është i keq, por është vëllai im. Ç’është kjo punë tani, rrimë 30 vite edhe themi që na dënuan për të mos fituar titullin. Nuk është e drejtë kjo.

Musta thotë se u bë enkas për të dëmtuar Partizanin?

Normat u bënë për të gjithë. Edhe ne të Tiranës bëmë, edhe ata të Vllaznisë. Nëse Perlati mendon se i kanë bërë padrejtësi, unë them se kjo ka ndodhur për shkak të incidenteve në ndeshjen e Partizanit me Benfikën në Kupën e Kampioneve. Por ama edhe Perlati duhet të ketë guximin edhe të thotë emrat. Nuk është normale të thuash tani:

“Jo po ma bëri të keqen miku, jo po kushëriri…”. Nxirr emrat o vlla, edhe thuaj kush ta ka bërë borxh! Unë për vete edhe vëlla ta kem dikë që mendoj se është i keq, do ta them: ky është i keq, por është vëllai im. Ç’është kjo punë tani, rrimë 30 vite edhe themi që na dënuan për të mos fituar titullin. Nuk është e drejtë kjo.

A u favorizua Tirana nga fakti që Partizanit iu dënuan 4 lojtarë?

Unë mendoj se nuk iu dënuan lojtarët. Thjesht nuk kapën normat. Në norma ka ngelur edhe i ndjeri Vasillaq Zëre, që ishte një futbollist i jashtëzakonshëm. Unë nuk e mendoj kështu, por nëse kanë fakte, le të flasin hapur e t’i denoncojnë me emra. Kështu qorrazi nuk shkon.

A e meritoi Tirana atë titull?

Plotësisht. Duhet të dini se Tiranës nuk i kanë falur kurrë dhe asgjë atëherë. Është fituar gjithçka me djersë, me mund dhe me një skuadër e staf të shkëlqyer. Kaq.

Sipas jush, cilat kanë qenë klubet më të përkëdhelura nga sistemi i asaj kohe?

Shikoni, unë nuk e kam dashur kurrë atë sistem. Më kanë dënuar një vit sepse kushëriri im iku për të kërkuar azil. Por nuk mund të them se nuk na kanë mbajtur në pëllëmbë të dorës. Njerëzit e thjeshtë, populli, na kanë dashur të gjithëve ne të Tiranës, ata të Partizanit, të Dinamos, Vllaznisë etj. Pra nuk e hedh dot poshtë. Por të thuash që lojtarët e Partizanit paskan qenë të persekutuar dhe ne të Tiranës merrnim shtëpi dhe ishim të privilegjuar, kjo nuk është aspak e vërtetë. Partizani kishte gjithë Presidiumin me vete dhe kanë qenë më të privilegjuar sesa ne, nëse i analizon gjërat me detaje.

Këtë e dinë të gjithë. Ne jemi regjistruar në shkollë sepse i kemi marrë normat me këmbët tona, nëse dikush nuk regjistrohej dot te Instituti i Fiskulturës, kjo ndodhte se nuk kaloje dot testimet dhe jo sepse luaje me Partizanin, Tiranën apo ndonjë klub tjetër. Jua përsëris: nuk e kam dashur kurrë atë sistem, por nuk do ta mohoj se kemi luajtur dhe jemi ndierë të privilegjuar e të vlerësuar nga populli dhe ambienti.

JETMIR HALILAJ – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"