EKSKLUZIVE/ Reja pranë kontratës së re me FSHF-në, reagon Duka: Ja e vërteta 

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 19, 2019 | 23:47

EKSKLUZIVE/ Reja pranë kontratës së re me FSHF-në, reagon Duka: Ja e vërteta 

Edi Reja ende nuk ka firmosur kontratën e re me FSHF-në, ndonëse janë afër një marrëveshjeje të re që do ta mbante lidhur deri në vitin 2023.

reja duka

Panorama Sport” kontaktoi me presidentin e FSHF-së, Armand Duka, dhe ky i fundit ka frenuar gjithçka. “Jo, akoma nuk kemi një marrëveshje”. Natyrisht, kjo nuk do të thotë se nuk do të finalizohet me sukses në të ardhmen, por deri tani nuk është marrë akoma një vendim përfundimtar.

Deri tani është negociuar për një marrëveshje 4-vjeçare me 25 mijë euro në muaj, por akoma nuk është zyrtarizuar me sukses nga të dyja palët. Ndërkaq, “Panorama Sport” në versionin print nesër do të sjellë të gjitha prapaskenat e negociatave dhe mënyrën se si kanë “luajtur” palët gjatë orëve të fundit.

Olsi Tujani

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"