EKSKLUZIVE/ Reja e do te Kombëtarja, Bajrami i kthen përgjigje FSHF-së. Ja prapaskenat me tetovarin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 21, 2021 | 8:10

EKSKLUZIVE/ Reja e do te Kombëtarja, Bajrami i kthen përgjigje FSHF-së. Ja prapaskenat me tetovarin

Nedim Bajrami nuk disponon pasaportë shqiptare dhe për të qenë pjesë e Kombëtares, ai duhet të nisë procedurat për të marrë nënshtetësinë, në mënyrë që t’i hapet rruga e përfaqësimit me ngjyrat kuqezi.

bajrami

Nga ana tjetër, vlen të theksohet se bëhet fjalë për një futbollist që ka luajtur me të gjitha Kombëtaret e moshave të Zvicrës. Për herë të fundit ai ka qenë në fushë me Zvicrën U- 21 në përballjen ndaj Sllovakisë më 8 shtator 2020. FSHF është angazhuar totalisht për të bindur lojtarin dhe për të nisur menjëherë procedurat, në mënyrë që të mos hasë në burokracitë që mund të bëhen nga Federata e Zvicrës. Bajrami ka të drejtë të luajë për Shqipërinë, për vetë faktin se deri më tani nuk është aktivizuar në asnjë ndeshje me Kombëtaren A të Zvicrës.

Në rast se do të ishte në fushë qoftë edhe një minutë me helvetët, atëherë nuk do të kish- te mundësi të ishte pjesë e kuqezinjve. Tashmë mbetet për t’u parë se si do të rrjedhin ngjarjet, teksa burime në FSHF tregojnë se lojtari ka dhënë OK-in për të qenë pjesë e Shqipërisë. Federata shpreson që homologët zviceranë të mos nisin manvorat për të zvarritur dokumentacionin që pret OK-in e FIFA-s.

Nëse gjërat shkojnë sipas parashikimeve dhe evitohen burokracitë për dokumentacionin, Bajrami mund të debutojë me Kombëtaren në fundin e muajit mars, kur kuqezinjtë do të luajnë ndaj Andorrës dhe Anglisë.76D5AB73-5341-459B-B3E1-4DB29B019045

KARRIERA

Bajrami është një shqiptar i Maqedonisë së Veriut, por i formuar si futbollist në Zvicër. Ai është prodhim i akademisë së Grasshopersit dhe që në moshën 17-vjeçare debutoi në Superligën zvicerane. Mesfushori luajti me ekipin e parë të Grasshopersit deri në verën e 2019-ës, nga ku më pas u huazua me të drejtë blerjeje te Empoli në Serinë B italiane.

Ecuria ka qenë fantastike, duke u bërë shumë shpejt një nga lojtarët më të mirë të klubit italian, ndërsa është përfolur edhe për një blerje të kartonit të tij nga gjigantët e Juventusit.

JORGIS MEMO-PANORAMASPORT.AL

LEXO EDHE:

EKSKLUZIVE/ Një fantazist për Shqipërinë, ja cili është lojtari që do Reja

Insistimi i trajnerit Reja, futbollisti që po shkëlqen në Itali bën kërkesë në FIFA për ndërrim të Kombëtares

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"