EKSKLUZIVE/ “Reja bën çudira, FSHF nuk duhet të rinovonte”, analiza e Muratit: Ja çfarë s’më bind (E PLOTË)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 13, 2020 | 21:39

EKSKLUZIVE/ “Reja bën çudira, FSHF nuk duhet të rinovonte”, analiza e Muratit: Ja çfarë s’më bind (E PLOTË)

Shqipëria do të ketë edhe katër vitet e ardhshme tra jnerin Edi Reja në krye, por një ish-kuqezi, që ka zh villuar 42 ndeshje me fanellën e përfaqësueses nuk e aprovon. Edvin Murati, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport”, kritikon trajnerin italian, duke i cilësuar edhe të çuditshme zgjedhjet e tij. Ish-mesfushori, i cili u rikthye që të luajë në tokën e “Qemal Stafës” pak ditë më parë në një event bamirësie, ngacmon me batutë edhe Foto Strakoshën: “Gjithmonë ai e bën kapitenin. Do të jetë djali i tij, nipi e të tjerë me radhë. Trashëgimi…”. Ndërsa bën thirrje për futbollin shqiptar që të punohet shumë për të mbushur stadiumet.edvin murati

Ndeshja e bamirësisë “Luajmë dhe rindërtojmë së bashku” ju riktheu pas shumë vitesh për të luajtur në tokën e “Qemal Stafës”. Çfarë ndjesie ishte për ju?

Ishte një kënaqësi shumë e madhe, në gjithë atë stadium shumë, shumë të bukur.

Cili ishte impresioni i parë kur shkelët fushën?

Po e shihja dhe më dukej shumë e madhe (qesh…), sepse, në fakt, nuk kam bërë shumë stërvitje. U bënë gati 15 vite që e kam lënë futbollin. Gjithsesi, është kënaqësi që të luash përpara tifozëve shqiptarë, në një stadium kaq të bukur në Shqipëri, të luash përkrah çunave me të cilët njihesh prej kohësh. Të rikujtosh edhe një herë kohët e vjetra, të bësh shaka si dikur, është vërtetë e bukur.

Si ishte ribashkimi në dhomat e zhveshjes?

Kishim emocionet e ndeshjes. Realisht! Mënyra si përgatitet ndeshja, gjëra specifike, të cilat, në fakt, i kemi harruar si rituale.

Kush e bënte kapitenin në dhomat e zhveshjes?

Strakosha, si gjithmonë. Ai do të jetë gjithmonë kapiten, cacuni i tij, çuni i çunit, nipi i nipave (qesh…). E kanë trashëgimi (qesh…).

Keni luajtur përballë mijëra tifozëve dhe stadiumeve gjigante gjatë karrierës suaj, po si ishte që ta përjetonit në Shqipëri pamjen e një impianti të tillë modern?

Tani stadiumi është kryevepër. Për këtë, duhet punë në kampionatin shqiptar që ky impiant i bukur të jetojë. Këtë mund ta bëjë duke u mbushur plot me tifozë dhe duhet të vibrojë. Për këtë, duhet që të ketë edhe evente, ndeshje dhe mendoj se do të duhet një punë shumë e madhe për kampionatin shqiptar që të rritet, në mënyrë që ky (“Air Albania Stadium”) dhe të tjerët të mbushen sa më shumë. Të ketë njerëz që vijnë nëpër stadiume.
murati-1-780x439

Një ndeshje për një kauzë të rëndësishme…

Dua të falënderoj për këtë edhe ekipet e Greqisë, Turqisë dhe Italisë, sepse shkuam me ta edhe në Bubq e Thumanë dhe pamë njerëzit që kishin pasoja nga tërmeti, na u dhimbsën. Për këtë, duhet të jesh bamirës dhe human në raste të tilla. Ne, si ish-futbollistë, mundohemi që të japim maksimumin, të ndihmojmë sadopak ata njerëz që kanë humbur shtëpinë, të cilët duhet të kenë shumë kurajë dhe ne nga ana jonë duhet të japim maksimumin për t’i ndihmuar.

Vata, Kola, Haxhi kanë kritikuar bërjen e listës, duke thënë se nuk janë bërë zgjedhjet me meritë. Ju si mendoni?

Desha ta falënderoj shumë Andi Lilën. Pse? Sepse është hera e parë që e bën këtë gjë. Sindikata është hera e parë që e bën. Mos i kërko Lilës shumë gjëra. Me të vërtetë që ka shumë… Pastaj, do të thërrasësh Agustin Kolën, Bedri Omurin, Mirel Josën, Hysen Zmijanin etj., etj., etj. Dhe është e vështirë… Në fakt, duhet të ishin, edhe Bled Kola, Haxhi, Vata. Pastaj, nuk duhet që gjithmonë të jemi negativë. Ne kemi ardhur për diçka humane dhe erdhe apo jo, nuk është mirë të bësh polemika, sepse asnjë nuk fiton prej tyre.

Murati, si e keni parë Kombëtaren në edicionin kualifikues të fundit?

Është krejt normale ajo që ka ndodhur. Njerëzit flasin, por edhe opinionistët dhe specialistët gjithashtu. Pas Europianit, pas një euforie të tillë, është normale që të kesh një tatëpjetë.

Po çfarë duhet për ta shmangur?

Duhet një strategji me djem të rinj që të luajnë bashkë. Për mendimin tim, duhet që Kombëtarja të mbledhë të gjithë çunat e rinj, të aktivizohen dhe luajnë bashkë. Edhe po nuk fituan, nuk ka problem, por të paktën të bësh një ekip si Kosova. Të ndërtosh një ekip për shtatë a tetë vjet, sepse duke luajtur bashkë me njëri-tjetrin, ata njihen mirë mes tyre dhe është më e kollajtë në vazhdim.

Me sa keni parë deri më tani, vëreni hapat e duhur për këtë

Vështirë! Vështirë, sepse po të shohësh Kombëtaren, nuk luan asnjëherë me të njëjtën 11-she.
Murati

Është faj i brezit, i kontingjentit të lojtarëve apo i trajnerit dhe ndryshimit të trajnerëve?

Shikoni, gjithsecili bën gabime, por puna është që të bësh sa më pak të tilla. Ne nuk duhet t’ia vendosim të gjitha fajet Panuçit. Ai është një e kaluar dhe duhet të shohim përpara. Tani duhet që edhe trajneri Edi Reja, i cili ka eksperiencë, duhet të jetë më serioz në veten e tij.

Pse e thoni këtë?

E them se jo të fusë Roshin nga sulmues i djathtë në mbrojtës të majtë. Nuk la lidhje. Po ta bëjë këtë një djalë i ri, OK, mund të thuhet prej moshës. Por, ta bëjë një trajner që ka atë eksperiencë si Reja, më duket shumë e çuditshme. Shumë e çuditshme. Prandaj duhet që çdo lojtar të specializohet në vendin e duhur.

Jo vetëm i majtë, por Roshi shpesh nuk luan. Pra, ndodh që me skemën që përdoret të sakrifikohet një nga lojtarët më produktivë…

Roshi është një lojtar interesant nga mesi i fushës e sipër, sepse bën diferencën në metrat e fundit. Dhe jo nga mesfusha e poshtë, pra në mbrojtje. Sepse, është jashtë loje komplet. Ai mbron si një sulmues. Prandaj, duhet ta lësh të luajë në krahun e djathtë dhe në vendin e vet.

odise roshi

Trajneri ngulmon me skemën 3-5-2. I ka Shqipëria lojtarët për këtë modul?

Në fakt, me 3-5-2 ne luanim mirë me Hafizin, Brigelin. Luanim mirë dhe njiheshim me njëri-tjetrin. Skela, Lala, Hasi, Loriku (Cana), Haxhi etj. njiheshim mirë dhe luanim me sy mbyllur, ndihmonim njëri-tjetrin. Por, lojtarët që janë tani, nuk kanë luajtur bashkë. Është vështirë që të kombinojnë me njëri-tjetrin.

Si e keni parë dualitetin në portë, pasi me formën që po kalojnë, Berisha e Strakosha e vënë shpesh në pozitë trajnerin e Kombëtares për titullarin?

Për portierët do t’ju them diçka. Kur luaja te PSG, më thoshte Bernard Lama (ish-portieri i PSG-së në periudhën 1992-2000): “Mos i vendos asnjëherë në konkurrencë dy portierë të mirë. Cakto 1-shin dhe 2-shin, pasi dy portierë të mirë në konkurrencë me njëri-tjetrin bën dy portierë të këqij”.

Berisha-Strakosha

Murati, mendoni se do të përsëritet Europiani për Shqipërinë?

Vështirë do të jetë, por ishalla!

A mund ta synojë Shqipëria Botërorin?

Jo, të themi të drejtën ne nuk e kemi akoma nivelin, duhet të jemi realistë, duhet të luftojmë dhe të japim gjithmonë maksimumin në fushë. Pastaj, të jetosh me ëndrra është vështirë. Ëndrrat mund të bëhen realitet, por prapëseprapë duhet të jesh me këmbë në tokë.

Me këtë që thoni, a mendoni se ishte i drejtë rinovimi i Rejës? Jeni pro apo kundër për vazhdimësinë e trajnerit 74-vjeçar?

S’e di. S’di çfarë të them.

porrini reja

Jua bëj këtë pyetje, sepse bazuar në çfarë thatë ju, ai do të punojë në bazë të një plani 4-vjeçar… 

Kjo është pyetje për presidentin. Mirëpo, për mua, jo! Për mua jo, sepse duhet të kesh një trajner dinamik, një trajner që bashkëpunon me stafin shqiptar. Nuk e di, por e kam shumë të vështirë të them që Reja ambientohet. De Biazi u ambientua me ne. Përveç të gjithash, hyri në jetën tonë dhe si të thuash u bë shqiptar. Kjo është shumë e rëndësishme.

A do ta shohim në të ardhmen Muratin me një rol aktiv pranë Kombëtares, e keni në plane?

Të them të drejtën, nuk e kërkoj këtë post, këtë rol.

edvin muratii

Nuk bëhet fjalë vetëm për rolin e trajnerit…

Jo, trajnerit jo. Harrojeni. Nuk bëhem. Vetëm atë nuk mund ta bëj. Them jo, sepse fëmijët janë francezë, kanë lindur atje. Gruaja gjithashtu është franceze. Edukimi, shkolla e fëmijëve. Unë në Francë punoj me vëllain dhe jemi instaluar shumë mirë me francezët. Jemi futur në jetën e francezëve… Unë pa diskutim që mund të jap ndihmë për vendin tim, për Kombëtaren siç dhashë për Europianin për të drejtat televizive, për komercializimin me shalle, kapele. Këto i kam bërë. Por, unë nuk e dua një post në Shqipëri, sepse kam emigruar që 15 vjeç dhe më tepër në Francë ndihem si në shtëpinë time. Të them të drejtën, jemi edhe pak qejflinj. Kemi ato shoqëritë e miqësitë atje. Ndaj, të lë familjen është shumë e vështirë.

OLSI TUJANI

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"