Ekskluzive / Refik Halili: Ju tregoj të vërtetën e sherrit me mjekun

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 13, 2017 | 19:21

Ekskluzive / Refik Halili: Ju tregoj të vërtetën e sherrit me mjekun

Presidenti i Tiranës, Refik Halili ka reaguar në lidhje me incidentin që ndodhi gjatë paradites mes tij dhe mjekut Preza. Pas ndeshjes Besa-Tirana 1-2, e vlefshme për Kupën e Shqipërisë, kreu i klubit bardheblu ka akuzuar palën tjetër se kishte plan për të denigruar figurën e tij dhe se gjithçka kish qenë e organizuar.

Halili gjate ndeshjes se sotme ne Kavaje

Halili gjate ndeshjes se sotme ne Kavaje

“Nuk është mirë t’i ngatërrojmë futbollin me biznesit. Ajo është diçka e pastër, e dokumentuar, pasi ka edhe një konflikt gjyqësor. Kanë kërkuar që të bëjnë ekzekutimin. Por ka afate edhe në këtë drejtim dhe është 10-ditor, ndaj unë kam hapur një proces gjyqësor.

E pashë që ishin të mirëorganizuar, që të denigronin sa më shumë figurën time. Për më shumë flet dokumenti i policisë, që është zyrtar. Dhe aty mund të vërtetohet, se nuk ka asgjë nga ajo që ka shkruar në media. Gjithkush mund të shkojë në polici dhe të informohet”, deklaroi presidenti i Tiranës për “Panorama Sport”, pas ndeshjes së sotme në Kavajë.

FERIZ FERIZAJ

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"