EKSKLUZIVE/ Realizoi tregolëshin e parë në karrierë ndaj Kukësit, flet Hebaj: Dua t’i shënoj dhe Tiranës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 30, 2022 | 21:14

EKSKLUZIVE/ Realizoi tregolëshin e parë në karrierë ndaj Kukësit, flet Hebaj: Dua t’i shënoj dhe Tiranës

Quajeni sulmuesin më produktiv të pjesës së dytë të sezonit. Rubin Hebaj erdhi në janar te Teuta, teksa për shkodranin ishte rikthim në Durrës pas aventurës te Shkëndija e Tetovës.

279358026_3256108631381497_789647298779875989_n

Deri më tani ka arritur të realizojë 8 gola në kampionat për 15 ndeshje dhe gjithashtu tri herë ka shënuar edhe në Kupën e Shqipërisë. Tripleta e djeshme në portën e Kukësit ishte e para në karrierën e tij, por 23- vjeçari nuk kërkon të ndalet këtu. Ai ka provuar të fitojë titullin me Partizanin tri sezone më parë, ndërsa me durrsakët ka provuar shijen e Kupës dhe Superkupës së Shqipërisë.

Në intervistën për “Panorama Sport” pas ndeshjes së djeshme, Hebaj theksoi se tani kërkon t’i shënojë Tiranës.

Rubin, tre gola në ndeshjen ndaj Kukësit. I befasuar apo kishte një ndjesi të mirë edhe para se të luhej takimi?

Po, sepse është hera e parë që shënoj tre gola në karrierën e deritanishme. Natyrisht që shpresoj të shënoj sa më shumë në vazhdimësi. Vetëbesimi ndikon shumë në ecurinë e një lojtari, por unë jam munduar të jap maksimumin kudo ku kam luajtur. Disa herë nuk kam pasur fat, por as minutat e duhura për të kapur ritmin.

Ata që shënojnë tripletë marrin topin në shtëpi. Ju e bëtë këtë?

Po, menjëherë pas ndeshjes e mora topin me vete dhe u thashë çunave dhe stafit që të vendosnin edhe firmat e tyre. Është diçka e bukur, pasi do të mbetet kujtim si tregolëshi im i parë. Keni realizuar 8 herë në kampionat dhe 3 gola në Kupë me fanellën e Teutës, që nga janari dhe deri më tani.

Kur mbeten edhe 5 ndeshje për t’u luajtur, me sa do të ishit i kënaqur ta mbyllnit këtë sezon?

Jam deri diku i kënaqur me atë që kam bërë deri më tani, por do të vazhdoj të jem me këmbë në tokë. Për këtë punë jam këtu, që të shënoj dhe të ndihmoj ekipin. Nuk dua të jap shifra, por sa më shumë gola, aq më mirë do të ishte.

Çfarë prisni nga ndeshja e radhës me Tiranën?

Me një ndeshje nuk mbaron kampionati. Shpresoj që të marrim rezultat pozitiv ndaj Tiranës dhe të shënoj përsëri.

Do të vazhdoni të luani me Teutën edhe në sezonin tjetër?

Unë kam edhe një vit kontratë. Do të mundohem të bëj më të mirën.

ZAMIR QYPI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"