EKSKLUZIVE/ Realizoi dopietë ndaj Dinamos, heroi Guindo: Në fillim skuadra, pastaj… “Këpuca e Artë”!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 5, 2021 | 14:05

EKSKLUZIVE/ Realizoi dopietë ndaj Dinamos, heroi Guindo: Në fillim skuadra, pastaj… “Këpuca e Artë”!

Me ardhjen e Josës në stol ka shpërthyer sulmuesi Saliu Guindo, një lojtar i njohur për Superioren. Në një intervistë për “Panorama Sport”, pas ndeshjes me Laçin, Guindo ka folur për formën që po kalon dhe ambiciet në aspektin personal.

GUINDO

Laçi fiton dhe ju keni gjetur golat, edhe dje ndaj Dinamos dy gola…

Po, është e vërtetë, në radhë të parë më vjen mirë që skuadra po luan mirë dhe po gjen golat. Unë po kaloj një formë shumë të mirë, teksa realizova dopietë. Por i jam mirënjohës trajnerit Josa dhe shokëve që më ndihmojnë shumë që të jem në formën time optimale.

Tashmë shkoni në kuotën e 5 golave në kampionat, mendoni se do të shënoni më shumë se në Ballsh?

Në Ballsh kam shënuar 10 gola në kampionat, edhe pse jo gjithmonë isha sulmues i parë. Por, te Laçi duke qenë se tashmë e njoh edhe më mirë kampionatin, dua të shënoj më shumë gola se në Ballsh. Me këtë ecuri dhe me formën time dhe duke parë skuadrën besoj se do ta realizoj këtë detyrë në aspektin personal!

GUINDO 1

E synoni “Këpucën e Artë” këtë sezon, sepse diferenca me gola me sulmuesit e tjerë të Superiores është e rikuperueshme?

Shiko, unë nuk e kam mendjen te “Këpuca e Artë”, por dua që të tregoj formë të mirë, të shënoj unë dhe skuadra të ecë përpara në realizimin e synimeve sezonale që ka. Pastaj me kismet ka kohë për të menduar për “Këpucën e Artë”!

E. SALIU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"