EKSKLUZIVE/ Reagon Teuta: Ja si Bylisi gaboi me Shkallën dhe pse penalltia nuk ishte…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 27, 2020 | 16:05

EKSKLUZIVE/ Reagon Teuta: Ja si Bylisi gaboi me Shkallën dhe pse penalltia nuk ishte…

Pas polemikave për gjykimin në ndeshjen Teuta-Bylisi, ka reaguar klubi durrsak për “Panorama Sport”.

Shkalla

Pak minuta më parë, Teuta ka sqaruar çështjen e mbrojtësit Silvester Shkalla, si dhe ka replikuar me ballshiotët për penalltinë. “Një ditë para ndeshjes KF Teuta i ‘dhuroi’ qëndërmbrojtësin Silvestër Shkalla Bylisit me kushtin që të mos luante të nesërmen kundër Teutës, pasi i kishte mundësitë për ta vonuar edhe dy ditë.

bandicam 2020-01-26 16-09-15-659

KF Bylis nuk u tregua korrekt, por në rast humbje apo barazimi, Teuta do kërkonte pikët në tavolinë. Sa u përket pretendimeve për penallti, në rastin që pretendon Bylis, nga pamjet, duket që topi fillimisht ka prekur këmbën e Todorovskit pastaj ka shkuar në dorë. Në këto raste s’ka penallti”, citohet në reagimin e klubit durrsak.

Zamir Qypi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"