EKSKLUZIVE/ “Ramos ka ikur pa leje nga Flamurtari, i drejtohem FIFA-s”, Idrizi: I kanë mbushur mendjen që…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 2, 2020 | 8:36

EKSKLUZIVE/ “Ramos ka ikur pa leje nga Flamurtari, i drejtohem FIFA-s”, Idrizi: I kanë mbushur mendjen që…

Karlos Henrike Ramos nuk u shfaq as dje në stërvitje, duke shuar çdo lloj shansi për rikthim. Braziliani ka kërkuar largimin dhe pret vetëm lejen nga ana e klubit që të zyrtarizojë “divorcin”. Megjithatë, Sinan Idrizi sqaron se nuk ka kurrfarë dijenie për vendndodhjen e mesfushorit. I kontaktuar nga “Panorama Sport”, administratori paralajmëron se 24-vjeçari ka ikur pa leje dhe për këtë motiv ai do t’i drejtohet FIFA-s.
86603456_3476107039131460_5570096472902336512_n
Kreu i Flamurtarit hedh dyshime se lojtari në fjalë mund të jetë joshur nga ndonjë ekip tjetër këtu në Shqipëri, ndaj edhe nuk po shfaqet në fushë.

“Nuk e di fare se ku është Karlos Henrike Ramos. Ka ikur dhe nuk ka njoftuar fare klubin se ku ndodhet. Ai luajti vetëm pesë ndeshje. Ne tani do t’i drejtohemi FIFA-s që ta vendosim në dijeni. Le të vazhdojë, të ikë… As nuk e dua, nuk i shërbeu fare ekipit. Por, unë them se ia ka mbushur mendjen ndonjë që e njeh dhe që ka qenë te ne e do ta çojë te ndonjë ekip tjetër. Ky djali tjetër (i referohet Olivierës) është i mirë e korrekt. Tani, këta po na detyrojnë që para se t’i marrim në ekip, t’u kërkojmë dëftesën e shkollës”, përfundoi Idrizi.

EKSKLUZIVE/ Sërish probleme te Flamurtari, futbollisti kërkon largimin

ERMAL SIKA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"